Connect with us

Albania

Meta: Të rimbursohen familjet dhe bizneset

Published

on

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë në RTSH kërkon nga qeveria që të ndërpresë të gjitha pagesat për koncesionet dhe fondet të shkojnë për bizneset dhe familjet e prekura nga koronavirusi.

Duke theksuar se shëndetit i shqiptarëve është prioritet mbi prioritetet, Presidenti Meta thekson se në buxhetin e ri pagesat për koncesionet u dyfishuan përveç dyshimeve për kostot dhe leverdisshmërinë e tyre.

Intervista: 

 Nëse do ta nisim ndoshta nga ajo që është çështja më sensitive për sa u takon shqiptarëve, jetës dhe shëndetit të tyre, mbetet pandemia. Shifra të frikshme që janë shënuar thuajse gjatë javës së fundit, rekorde që thyejnë njëri-tjetrin ditë pas dite, ndërkohë që duket se menaxhimi i situatës nuk po shkon ashtu siç duhet dhe kjo vërtetohet pikërisht nga këto shifra. Ju vazhdimisht keni këmbëngulur dhe keni treguar një sensibilitet të lartë për këtë situatë për të reaguar ndoshta qeveria, të gjitha organet. Si e shihni situatën?

Advertisement

Presidenti Meta: Duhet të ishte bërë shumë më tepër për të mos patur një menaxhim të improvizuar, kaotik, me ndryshime vendimesh sipas konjukturave apo momenteve të caktuara.

Duhet të kishim pasur një menaxhim shumë më profesional, por për fat të keq ka pasur mjaft politizim nga ana e Qeverisë, e cila nuk e ka konsideruar këtë çështje si prioritet të parë dhe më të rëndësishëm, ndonëse shëndeti dhe jeta e qytetarit janë gjëja më e çmuar dhe më e shtrenjtë për çdo shoqëri dhe për çdo shtet demokratik.

Në fund të dhjetorit, në qoftë se ju e kujtoni, unë u detyrova të ktheja buxhetin e shtetit për rishikim, ku shqetësimi im kryesor ishte  mbështetja e sektorit të shëndetësisë për një përballim më efikas të pandemisë.

Advertisement

Burimet financiare ekzistonin dhe ekzistojnë, sepse në të njëjtin buxhet ku tashmë kemi hyrë, u dyfishua pagesa për koncensionet, që përveç dyshimeve për kostot dhe leverdisshmërinë e tyre, edhe mund të shtyheshin sepse çështja e shëndetit të popullatës është prioritet mbi prioritetet.

Për fat të keq nuk e kemi parë këtë prioritet të materializuar në masa e në veprime konkrete, si blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese në spitalet që trajtojnë COVID-in, përforcimin e kapaciteteve të spitaleve rajonale për të trajtuar pandeminë apo edhe rimbursimin e shpenzimeve, tepër të larta për të gjithë ata që jetojnë në kufijtë e varfërisë, dhe sidomos për ata që mjekohen në familje. Shpresojmë të ketë një reflektim të menjëhershëm!

Pyetje: A është neglizhencë apo një politikë e orientuar qëllimisht në këtë mënyrë?

Advertisement

Presidenti Meta: Është një politikë e mbështetur në propagandë dhe jo në profesionalizëm e në përgjegjshmëri, në Kushtetutë e në ligj, pasi në qoftë se do të kthehemi një vit para, kur situata u bë dramatike në Itali dhe u shfaqën rastet e para në vendin tonë, unë bëra të gjitha përpjekjet, mblodha disa herë Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke përfshirë edhe udhëheqësit e opozitës pikërisht për të krijuar një klimë konsensusi dhe bashkëpunimi dhe për të qetësuar qytetarët, për të mos rënë në panik dhe për të evituar  çdo lloj revolte të tyre ndaj masave kufizuese që mund të merreshin.

Natyrisht u bë një përpjekje për ta menaxhuar atë situatë sa më mirë, por në momentin që u ngroh koha, që u dobësua fuqia e virusit për shkak të sezonit, qeveria në vend të përgatitej të ruante të njëjtën përgjegjshmëri e të përgatitej për valën tjetër, që pritej të vinte pas verës, përkundrazi, bëri një akt shumë të shëmtuar që s’besoj ta keni harruar ju dhe gjithë të tjerët: Në situatën e jashtëzakonshme që ishte për shkak të pandemisë prishi në mesnatë Teatrin Kombëtar duke provokuar një tension të panevojshëm dhe duke treguar se prioriteti i saj nuk ishte çështja e pandemisë, kujdesi për këtë gjë, e kështu me radhë, por interesa të tjera, të cilat kanë të bëjnë me pushtetin politik apo atë ekonomik të grupeve të caktuara.

Në vazhdimësi përpjekjet e qeverisë për të adresuar nevojat reale, konkrete të sektorit shëndetësor kanë munguar, ndërsa propaganda jo, është me tepri.

Advertisement

Pyetje: Në fakt po të bëjmë një krahasim të vogël me mënyrën se si u menaxhua situata kemi përjetuar mbylljen ekstreme, masat shumë strikte, dhe ndërkohë tani po e shohim situatën të dalë pak jashtë kontrollit, por edhe masat nuk po ndihen aq. Ka lidhje kjo ndoshta edhe me faktin se po u afrohemi zgjedhjeve?

Presidenti Meta: Në tërësi qytetarët janë përpjekur të jenë sa më të kujdesshëm dhe fillimisht ata sidomos janë treguar mjaft të duruar dhe bashkëpunues.

Qeveria e nisi me angazhime dhe me premtime serioze, por pastaj u vu re, që nuk i mbajti angazhimet e saj, që bizneset u dëmtuan shumë, dhe mbështetja për to ishte pothuajse jo ekzistente.

Advertisement

Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë para disa muajsh, të paktën mbi 50 mijë qytetarë shqiptarë kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, ndërkohë që ky numër padyshim është realisht më i lartë.

Të gjithë këta njerëz të ndodhur pa një mbështetje, sigurisht që janë të detyruar të gjejnë forma të tjera të mbijetesës së tyre dhe njëkohësisht kjo ka bërë, që të humbet ai besimi që duhet të kenë qytetarët te institucionet publike, sidomos në momente të tilla.

Duhej të ishte një menaxhim krejt tjetër nga ana profesionale, të njerëzve me integritet, të pavarur nga politika, siç ndodhi në Greqi, meqenëse jemi këtu pranë një vendi fqinj apo në vende të tjera.

Advertisement

Dhe së dyti mbështetja për biznesin duhet të ishte shumë herë më e madhe. Fakti që ne jemi vendi i fundit, nuk krahasohemi jo me Maqedoninë e Veriut këtu, por as me Kosovën për sa i takon kësaj mbështetjeje, tregon që nuk ka qenë prioriteti numër një që duhet të ishte përballimi i pandemisë dhe i pasojave të saj ekonomike-sociale.

Pyetje: Në fakt pa u ndalur gjerë te efekti ekonomik, unë dua të ndalemi pak edhe te çështja e…

Presidenti Meta: I pari është shëndeti dhe jeta dhe treguesit janë shqetësues. Ashtu sikurse është shumë shqetësues fakti që ka një mospërputhje të personave që deklarohen si viktima nga COVID-19 me trendin e statistikave të vdekjeve vit pas viti ku janë gati 4-5 mijë të tilla, të cilat stonojnë. Është një diferencë, e cila nuk mund t’i faturohet askujt përveçse COVID-it. Ka shumë rëndësi transparenca në përballimin e kësaj situate, sepse transparenca jo vetëm që jep gjendjen reale, por transparenca rrit besimin e qytetarëve tek autoritetet.

Advertisement

Pyetje: Patjetër! Në fakt është interpretuar edhe kjo pjesë, sepse është ndjekur si politikë po themi, ose si orientim i përgjithshëm edhe në vendet e tjera, ku klasifikimi i humbjeve të jetëve është bërë pikërisht në këtë mënyrë, pra nuk janë reflektuar këto shifra realisht jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Këto kanë qenë të paktën disa nga argumentet që janë servirur. Patjetër që transparenca është e rëndësishme, por ku mund ta gjejnë qytetarët dhe a e kanë ata të drejtën që të dinë realitetin? Çfarë u kanoset? Çfarë rrezikojnë? Çfarë shërbimesh mund të përfitojnë? Deri ku është shëndetësia?

Presidenti Meta: Ne për fat të keq e shohim se situata është kritike. Kemi bërë shumë pak për të përforcuar kapacitetet spitalore për të përballuar këtë fluks, ndërkohë që merret një kohë e madhe nga udhëheqësit politikë për kohë televizive. Po të shikoni, të hapni tani ekranet, ndërkohë që jepet shumë pak informacion për protokollet që duhet të ndiqen nga të gjithë personat që rezultojnë të prekur nga COVID-i. Ndërkohë që u bë kaq kohë që të gjithë kërkojnë, Presidenti e ka kërkuar, opozita ka kërkuar, shumë ekspertë të pavarur kanë kërkuar, OBSH-ja ka kërkuar që të rritet numri i testeve dhe ka një kokëfortësi për mosrritjen e tyre.

Po të shikoni numrin e testeve, sigurisht që po qe se nuk do të ketë teste në nivele të duhura e të mjaftueshme, dhe po të mos ketë një gjurmueshmëri, situata do të dalë jashtë kontrollit.

Advertisement

Prandaj me të gjitha parametrat jemi shumë prapa në raport me vendet e tjera. Nuk po themi se ky është një fenomen që ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por mënyra se si ne po e menaxhojmë dhe po e adresojmë këtë gjë, për fat të keq nuk është shumë pozitive, është e paqartë.

Pyetje: Ju e konsideroni kokëfortësi, por mund të shihet edhe si pamundësi e këtij vendi, e ekonomisë për t’i përmbushur të gjitha këto?

Presidenti Meta: Jo, sepse ekziston mundësia në këtë kohë për të miratuar koncesione, të cilat elaborojnë shuma të jashtëzakonshme të buxhetit të shtetit, pra të taksave të qytetarëve shqiptarë.

Advertisement

Përse duhet të dyfishohet për këtë vit pagesa nga buxheti i shtetit për koncensionet kur të gjitha këto rezerva të jashtëzakonshme mund dhe duhet të përdoreshin për të përforcuar kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor, të spitaleve tona, por njëkohësisht edhe për të saktësuar protokollet dhe rimbursuar shpenzimet për të gjitha familjet që janë në nevojë.

Të mos harrojmë, që pandemia jo vetëm për shifrat që unë dhashë për humbjen e vendeve të punës që janë shumë të larta, por edhe për të gjitha arsye te tjera kanë sjellë një rritje të varfërisë, të kostos së jetesës së qytetarëve shqiptarë, si dhe kanë krijuar një vështirësi financiare për të përballuar mjekimin e duhur.

Pyetje: Atëherë pse koncesionet. Si e gjykoni ju?

Advertisement

Presidenti Meta: Këtë besoj se e gjykojnë të gjithë ata që na dëgjojnë. Mua më kanë dëgjuar vazhdimisht që kam folur përmes dekreteve, për kthimin dhe  refuzimin e shumë koncesioneve në Parlament.

Këto koncesione jo vetëm që kanë qenë antikushtetuese, por kanë qenë për  emra të caktuar dhe jo për shërbime, apo për  investime të caktuara.

Këto koncesione kanë qenë  edhe tepër problematike në drejtim të leverdishmërisë për interesin publik.

Advertisement

Ndërsa kostoja e tyre ka qenë me e lartë sesa ato janë realisht.

Pyetje: Zoti President, kalojmë pak edhe te vaksina.. Është shoqëruar më replika, debate në opinionin publik, në rangje të ndryshme. Kjo në një moment kur të gjitha shtetet po ankoheshin për kompaninë ‘Pfizer’, se nuk po e merrnin vaksinën në kohën e duhur. Kryeministri i Shqipërisë u shpreh i kënaqur, dhe tregoi pak a shumë se shqiptarët janë fatlumë për këtë arritje.. Ndërkohë, mbetet shqetësim sasia e dozave…!

Presidenti Meta: Ky është një shqetësim madhor dhe duhet të kishte një angazhim shumë më herët, për një program shumë të qartë siç edhe kanë pasur shumë vende të tjera.

Advertisement

Është tepër e rëndësishme dhe imediate, përveç një plani transparent vaksinimi, sepse transparenca, është siguri për qytetarin.

Padyshim, prioritet shumë i rëndësishëm është ajo se çfarë po bëjmë sot?  Për ata që janë të infektuar, për ata që janë duke u mjekuar dhe për ata që fatkeqësisht janë të intubuar. Parametrat në vendin tonë të rezultatit të intubimit janë të frikshme, shumë pak raste ka që jeta e tyre shpëton.

Kjo gjë ndodh për shkak të mosinvestimit modest për disa pajisje jetëshpëtuese.

Advertisement

Ne, kemi kaq kohë që i kemi kërkuar dhe ende nuk janë adresuar. Pra ka shumë probleme, të cilat nëse do të kishte një vullnet më të madh dhe serioz do të zgjidheshin.

Kursi alternativ ndaj problemeve konkrete është, që  jepet mburrje pa kufi, dhe vetëlavdërimi pastaj sjellë mungesë totale te realizimit, dhe papërgjegjshmëri ndaj jetës së qytetarëve. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules

Published

on

By

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Advertisement

Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?

Published

on

By


Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.

Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.

Një rënie e ndjeshme e temperaturave

Advertisement

Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.

Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.

Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.

Advertisement

Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.

Rrotullimi i temperaturës

Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.

Advertisement

Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.

Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.

Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan

Advertisement

Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.

Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj

Published

on

By

Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.

E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve

Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.

Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending