E rëndë ne Itali/ Dyshohej se rridhte gaz, shpërthen pallati, raportohet për disa viktima

albnews
By
1 Min Read

Një shpërthim i fuqishëm në Itali, Catania ka lënë të plagosur dhjetëra persona, mes tyre disa në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave italiane, një ndërtesë trekatëshe u shemb për shkak të një shpërthimi  në lagjen San Giovanni Galermo.

Shpërthimi ndodhi teksa  dy ekipe të kompanisë së gazit po punonin për një rrjedhje në rrjetin e qytetit. Rruga tashmë ishte e bllokuar për qarkullim. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje me tre ekipe, duke përfshirë njësi speciale

Kryetari i bashkisë së Katanias, Enrico Trantino, tha se “ka lajme për shtatë persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Por nuk ka asnjë lajm të sigurt për viktimat e mundshme. As shkaku që shkaktoi rrjedhjen e gazit nuk është i sigurt. Shpresa është që duke qenë se këto janë ndërtesa publike që po rinovohen, nuk kishte shumë njerëz brenda”.

Ndërkohë numri I të plagosurve është rritur.

Zjarrëfikset dhe ambulanca janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë. 

Share This Article