Basha bllokohet rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi t’i vijë në ndihmë qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direkte telefonike për një studio televizive tha se situata në rrugë është e rëndë.

“Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat”, – tha Basha.

Sipas kreut të PD, gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk janë parë borëpastruese.

“Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve”, – deklaroi Basha ndërsa gjendej i bllokuar rrugës për në Shkodër.

Share This Article