ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SPAK në gjurmët e parave të Ballukut 28 minutes ago
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan 30 minutes ago
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit 32 minutes ago
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE 34 minutes ago
Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet, me ajrin më të ndotur në botë 35 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Ambasadori i Britanisë i përgjigjet Ramës: Bisedat private mbeten private, nuk jam i përfshirë në zgjedhje

albnews by albnews
18 February, 2021
in Albania, UK
0
Ambasadori i Britanisë i përgjigjet Ramës: Bisedat private mbeten private, nuk jam i përfshirë në zgjedhje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi përfshirjen e ambasadorit sa i përket zgjedhjeve.

Në një intervistë televizive lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ambasadori Duncan u shpreh se ai asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të përfshihet në çështje të tilla. Sipas tij, nuk ka rëndësi se cila parti del fituese nga këto zgjedhje, por ai theksoi se ajo që është e rëndësishme është fakti që këto zgjedhje të jenë sipas tij të suksesshme.

RelatedPosts

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gerond Meçe u mor peng dy javë para Daniel Shimes, nuk bëri kallëzim dhe u largua nga Shqipëria

“Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të suksesshme. Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë. Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private”, – theksoi ambasadori i Britanisë Norman.

Ndër të tjera, Norman foli edhe sa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon zgjedhje të suksesshme, ndaj dhe interesi i Mbretërisë së Bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit është i lartë. Ai u shpreh se Britania është në mbështetje të vendit tonë në këtë proces.

“Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e suksesshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces”, – deklaroi ai. Sakaq, Norman u shpreh se zgjedhjet e suksesshme sipas tij nuk janë të rëndësishme vetëm për vendin, por edhe për ndërkombëtarët.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

17 December, 2025
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

17 December, 2025
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

17 December, 2025
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result