Një amerikane nëntëdhjetë vjeçare sfidoi të ftohtin dhe eci 16 kilometra nëpër dëborë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Seattle, raportuan mediat lokale.
Fran Goldman nuk arriti të merrte dozën e parë të vaksinës dhe kur iu dha mundësia, ajo nuk hezitoi për asnjë moment dhe pavarësisht stuhisë, ajo me guxim shkoi drejt qëllimit të saj, raportoi Seattle Times.
Një shtresë e trashë dëbore mbuloi qytetin dhe e bëri të pamundur drejtimin e një makine, kështu që zonja Goldman veshi çizmet e saj, zgjati dorën për shkopinjtë e saj, dhe përshkoi një total prej dhjetë miljesh (16 km) deri te klinika.
“Nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë”, pranoi Goldman për të përditshmen.