Një kardinal i lartë i Vatikanit, i cili shihej si pasues i Papa Françeskut, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi u përlesh me Kishën, raporton DailyMail.
Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen nga Robert Sarah, një hero i shumë konservatorëve që shpesh përplaseshin me Papën për çështje teologjike.
Kardinali afrikan, i cili është nga Guinea, mbajti pozicione të ndryshme të Vatikanit në 20 vitet e fundit.
Ai shkaktoi polemikë më 2019 pasi pretendoi se Islami “do të pushtonte botën” nëse Kisha Katolike nuk ndërhynte në migrimin masiv.
Sarah kishte paraqitur dorëheqjen në qershor të vitit të kaluar kur mbushi 75 vjeç, siç kërkon ligji i Kishës nga të gjithë peshkopët, por Papa shpesh lejon zyrtarët e Vatikanit të qëndrojnë në postet e tyre më gjatë.
Vatikani njoftoi sot se Sarah po tërhiqej nga detyrat e tij në Kishën Katolike.