Kulmi i konfliktit mes trupave kufitare të Indisë dhe atyre të Kinës, u arrit me anë të një beteje të një stili “mesjetar”, qershorin e kaluar, ku u përdorën shtiza dhe leva hekuri.
Sipas mediave të huaja, në këtë përleshje, kanë mbetur të vdekur të paktën 27 ushtarë. Përmes një video, e cila besohet se është publikuar nga Partia Komuniste e Kinës, në formën e një pakete propagande, shfaqet përleshja brutale katër orëshe, ku u përfshinë rreth 500 trupa.
Pamjet tregojnë konfrontimin e përgjakshëm mes qindra ushtarëve të armatosur me mburoja dhe leva në duar, teksa ndeshen në luginën Galëay.Të paktën 23 ushtarë indianë ishin vrarë në konfrontim, ndërsa Kina tha se katër ushtarë të saj kishin humbur jetën.
Pamjet nisin kur një grup ushtarësh kinezë ndalojnë për të krijuar një kamp në rajon. Por papritur një forcë e madhe ushtarësh indianë shfaqet në luginë me mburoja dhe shkopa në duar, një prej të cilëve duket se valëvit një shpatë.
Autoritetet kanë thënë se tashmë zgjidhja e çështjes së kufirit në Himalaje do të zërë vendin që i takon në marrëdhëniet mes dy superfuqive aziatike.