ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri pĂ«rplas makinĂ«n nĂ« zyrĂ«n e FBI-sĂ« nĂ« Pitsburg, autoritetet e konsiderojnĂ« ‘akt terrori’ 3 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 3 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 3 hours ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 3 hours ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha prezanton programin e biznesit dhe anti-korrupsionit

albnews by albnews
22 February, 2021
in Albania, Technologji
0
Basha: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot programin e biznesit dhe anti-korrupsionit, ndërsa theksoi se objektiv i Partisë Demokratike është që ta fus Shqipërinë mes 30 vendeve më të mira për të bërë biznes.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD do të vendosë një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Gjithashtu ai theksoi se të ulen dhe do ta kufizohen me ligj edhe numri i inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve.

Ndër të tjera ai sqaroi se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të ulet në mënyrë drastike numrin aktual të gjithë licencave dhe lejeve që jepen sot nga shteti.

Basha tha se me një institucion të besueshëm ndërkombëtar do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP i dhënë duke përfshirë në një hetim të imtësishëm çdo kontratë të dhënë këto vite.

Basha tha se do të angazhohet në ngritjen e menjëhershme të Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila do të koordinoje përpjekjet për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë, duke përgatitur dhe dosjet korruptive.

“Kam kënaqësinë që në këtë prezantim, e hap një nga pedagoget e njohura të Fakultetit të Ekonomisë. Të tillë janë shumica e të pranishmëve në këtë sallë sipas masave anti-COVID dhe qindra të tjerë që na janë bashkëngjitur përmes lidhjes zoom apo aplikacioneve të tjera, ekspert nga më të mirët që ka Shqipëria, disa ekspert të huaj që na kanë ndihmuar po kështu, të cilët dua t’i falënderojë nga zemra për punën e jashtëzakonshme që kanë zhvilluar pothuajse për një vit e gjysmë.

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Kemi javë që prezantojmë planet e punës që kemi hartuar pas diskutimesh dhe debatesh, me specialistët, ekspert, grupe të interesit. Janë plane pune, të mirë menduara, të studiuara. Nuk janë premtime boshe.
Janë përgatitur deri në detaje dhe janë gati të zbatohen menjëherë pasi të fitojmë zgjedhjet.

Një kryeministër që nuk i mban angazhimet e tij para qytetarëve nuk ka të drejtën të kërkojë një mandat tjetër.

Ky është angazhimi im ndaj jush.

Në vijim të shpalosjes së programit tonë Shqipëria Fiton, sot kam kënaqësinë t’ju prezantoj disa nga detajet e planeve tona për të nxitur dhe përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri si edhe planin për të luftuar korrupsioni.

Të dyja këto janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.
Problemi me kryeministrin në ikje dhe qeverinë e tij, është se ata kanë dështuar në çdo fushë për 8 vite me radhë.

Problemi është se kryeministri në ikje dhe qeveria e tij janë të korruptuar, se për 8 vite janë kujdesur vetëm për veten e tyre dhe një grusht miqsh.
Kryeministri në ikje dhe ministrat e tij shumëfishuan pasurinë e tyre në vitet e fundit, ndërkohë që ekonomia jonë është shkatërruar, ndërkohë që qytetarët shqiptarë janë varfëruar.

Prandaj, për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe suksesit, për një ekonomi të fortë, për një vend ku ia vlen të bësh biznes, më së pari duhet të luftojmë korrupsionin.

Dhe këto janë hapat kryesore:

– Të largojmë Ramën.
– Të godasim korrupsionin jo me fushata por në mënyrë sistematike.
– Dhe ta kthejmë Shqipërinë në një vend zhvillimi dhe suksesi për të gjithë.
Pas 8 viteve dështimi të Ramës, unë jam i vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne do ta bëjmë, së bashku!
Siç u tha dhe pak më parë, Shqipëria renditet e 82-ta në botë mes 190 vendesh, sipas raportit Doing Business 2020. Një vend ky mjaft i ulët krahasuar me 4 vende të rajonit:
ku Maqedonia e Veriut është e 17-a, Serbia e 44-ta, Mali i Zi i 50-i dhe Kosova e 57-a.

Objektivi ynë është ta fusim Shqipërinë mes 30 vendeve më të mira për raportin “Doing Business”.

Ky është objektivi ynë kombëtar.

Dhe për ta përmbushur këtë, ne do të ndërmarrim hapat e mëtejshëm:
Sot biznesi shqiptar humb shumë kohë, energji, nerva me kontrolle dhe inspektime. Për më tepër, kontrollet dhe inspektimet nga organet qendrore dhe lokale, janë ndër faktorët kryesorë që mbajnë gjallë dhe rëndojnë faturën korrupsionin. Sot bizneset shpenzojnë ditë të vlefshme pune për këto kontrolle dhe inspektime.Ne do ta ndryshojmë këtë!

Ne do të vendosim një moratorium 12 muajsh, pra 1 vit të tërë, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit.

Ne do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve. Kjo sipas shembullit dhe praktikave me më të mira europiane.

Ne do të ulim në mënyrë drastike numrin aktual të gjithë licencave dhe lejeve që jepen sot nga shteti.
Për këtë, ne do të aprovojmë me ligj një listë gjithëpërfshirëse të lejeve dhe licensave me qëllimin që asnjë ministër, asnjë zyrtar tjetër i pushtetit qendror opo lokal të mos mund të kërkojë apo të shtojë kërkesa të reja për biznesin.

Unë angazhohem të përgjysmojmë afatet ligjore për çdo leje që kërkon vendimmarrje shtetërore, nga 60 ditë për lejet mjedisore të tipit A në vetëm 30 ditë e kështu me radhë.
Duke rritur transparencën, efiçiensën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore ndaj qytetarëve, duke investuar në digjitalizimin e shërbimeve.

Së dyti, do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Partia Demokratike beson se ekonomia e tregut është sistemi i vetëm që mundëson zbatimin e të drejtave themelore të njeriut dhe një ekonomi shkalle dhe prosperitet në vend.

Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh, që është një faktor i rëndësishëm i ekonomisë, por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është motori i ekonomisë shqiptare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri pĂ«rplas makinĂ«n nĂ« zyrĂ«n e FBI-sĂ« nĂ« Pitsburg, autoritetet e konsiderojnĂ« ‘akt terrori’

Burri pĂ«rplas makinĂ«n nĂ« zyrĂ«n e FBI-sĂ« nĂ« Pitsburg, autoritetet e konsiderojnĂ« ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result