Guardiola: Duhet të ishim më efikas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Borussia Moenchengladbachut. City triumfoi 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit, duke bërë hap të madh para drejt çerekfinales.

“Në përgjithësi ishte përformancë e mirë. Kemi kontrolluar ndeshjen. Fatkeqësisht nuk ishim ‘vrasës’ kur ishim në raste një kundër një me portier. Duhet të përmirësohemi në këtë. Ndeshja e parë gjithmonë është më e vështirë, por duhet të jemi më efikas. Në këtë garë duhet të jesh perfekt që të sigurosh kalimin tutje.”, ka thënë Guardiola për DAZN.

Trajneri i Gladbachut, Marco Rose, e ka pranuar se City në formë siç ishte sonte është vështirë të ndalet.


“Sonte ishim kundër një skuadre shumë të mirë dhe u desh të luftonim. Është e vështirë të ndalet City kur është në formë të tillë”, ka thënë Rose.

Share This Article