Basha: Shqipëria renditet e fundit në Evropë për shpenzimet e shëndetësisë

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon të rendisë dështimet e qeverisë Rama në 8 vite qeverisje.

Përmes një video të postuar në “Instastory”, ai rendit edhe dështimin e sistemit shëndetësor.

Basha ka ndërtuar një pyetje në lidhje me renditjen e Shqipërisë për shpenzimet e shëndetësisë krahasuar me vendet e Evropës. Përgjigjen e ka dhënë vetë duke treguar se Shqipëria renditet në vendin e fundit.

“Shqipëria e fundit për shpenzimet e shëndetësisë, 3.5 herë më pak se mesatarja e BE-së”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

basha1
basha
Share This Article