Me anë të një postimi në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka komentuar takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Von der Leyen shprehet e lumtur për këtë takim, ndërsa thotë se shpreson ta vizitojë Shqipërinë së shpejti.
“E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë. Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Evropa dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo në postimin e saj.