Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë për Ora News se refuzon të marrë vaksinën anti-Covid.
Por qeveria duket se nuk e ka një plan për vaksinimin e politikanëve edhe pse Kryeministri ishte i pari që mori të dy dozat e Pfizer.
Për gazetarët, Rama deklaroi se politikanët duhet të vaksinohen të fundit.
Rama: Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë dhe nuk është për të siguruar veten por është për të promovuar vaksinimin. Kur në vendet e tjera të dalë ndonjë skemë për politikanët do ta konsiderojmë por unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare, kaq e thjeshtë është./Ora News/