Connect with us

Show - Biz

DASH nxin Shqipërinë e Ramës: Vend burimi i drogës, bazë e krimit të organizuar, nuk sundon ligji

Published

on

Nga Zëri i Amerikës

‘Sundimi i dobët i ligjit, korrupsioni dhe një shkallë e lartë e papunësisë janë faktorët kryesorë të problemit të kontrollit të drogës në Shqipëri. Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat në Shqipëri dhe të kontribuojnë në korrupsionin në vend’, vlerëson Raporti vjetor i Strategjisë ndërkombëtare të kontrollit të drogave, i publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Në raport Shqipëria konsiderohet ende si ‘një vend burim i kanabisit dhe një bazë për grupet e krimit të organizuar që lëvizin lëndët narkotike nga vendet e burimit në tregjet evropiane. Shtetasit shqiptarë janë shumë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në të gjithë Evropën’. Kështu sipas raportit, vlerësohet se ‘kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe shkëmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët shqiptarë. Organizatat e trafikut të drogës të drejtuara nga shtetas shqiptarë ose kryesisht të përbëra nga shtetas shqiptarë, janë aktive në nivel ndërkombëtar dhe fitimet e tyre të paligjshme pastrohen në Shqipëri’.

Në Raport vlerësohet se ‘autoritetet shqiptare kanë rritur përpjekjet për çrrënjosjen e kanabisit, duke i detyruar trafikantët të spostojnë operacionet e tyre të paligjshme në vendet fqinje, kryesisht në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Këto organizata po zgjerojnë gjurmët e tyre globalisht’, theksohet në dokument ndërsa vihet në dukje se ‘ka patur një rritje të konfiskimeve të kokainës në Evropën Perëndimore të lidhura me shtetas shqiptarë që trafikojnë kokainë dhe heroinë në tregjet evropiane direkt nga Turqia dhe vendet në Amerikën e Jugut dhe Azinë’. Sipas Raportit ‘hetimet e SHBA-ve kanë çuar në shpërbërjen e organizatave të trafikut të drogës të përbërë nga shtetas shqiptarë në të gjithë Ballkanin, Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Qendrore dhe Jugore. Autoritetet greke vazhdojnë të arrestojnë shumë shtetas shqiptarë të angazhuar në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në Greqi’.

Raporti vë në dukje gjithashtu dhe ngritjen në fillim të vitit të kaluar të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe të gjykatës speciale.’SPAK shënoi disa suksese të menjëhershme, përfshirë dënimin e Arbër Çekajt për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë afërsisht 2 milion Euro të Klement Balilit, i quajtur ‘Escobar i Ballkanit’. Balili është i burgosur në Shqipëri për trafik ndërkombëtar droge pas dënimit të tij në 2019’.

Raporti thekson se ‘reformat e drejtësisë penale në Shqipëri synojnë të ndjekin penalisht dhe të dënojnë kriminelët e përfshirë në trafikun e drogës. Tani prokurorët ndërthurin akuzat e lidhura me drogën me akuzat për krim të organizuar. Shqipëria – nënvizohet më tejë – duhet të vazhdojë përpjekjet e reformës në drejtësi dhe të punojë për të gërryer ndikimin e krimit të organizuar’.

Pastrimi i parave

 ‘Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020’, thekson Raporti në kapitullin kushtuar luftës ndaj pastrimit të parave. ‘Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Vendi ka një ekonomi të madhe të parasë në cash dhe sektor informal të gjerë, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e kontributeve nga emigrantët dhe investimeve të ndryshme’. Trafiku i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda konsiderohen si aktivitetet e paligjshme që krijojnë më shumë të ardhura

Shqipëria, sipas Raportit, regjistroi disa përparime duke vënë në zbatim ligjin Antimafia, për konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur ‘Escobar i Ballkanit’ dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News Media. Ndroqi, i cili ka lidhje të forta politike në Shqipëri, dyshohet për organizim të një trafiku narkotikësh në Turqi dhe Itali.

Raporti vë në dukje se ‘në Janar 2020, parlamenti miratoi një ligj kundër pasurimit të paligjshëm që i jep SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, aftësinë për të shënjestruar pasuritë e paligjshme përmes sekuestrimit dhe konfiskimit, si dhe kufizon veprimtarinë ekonomike dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve. Ndërsa është efektiv në sekuestrimin fillestar të pasurisë, sigurimi i provave për sekuestrimin përfundimtar të aseteve mbetet sfidues’, nënvizon Raporti duke shtuar se ‘ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm’.

Sipas dokumentit ‘reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për të trajtuar çështjen e pastrimit të parave. Sidoqoftë, këto përpjekje – thekson Raporti – pengohen nga sfidat që lidhen me kapacitetet e institucionet të drejtësisë të krijuara së fundmi dhe korrupsioni i përhapur që minon sundimin e ligjit’.

 ‘Shqipëria – vlerësohet më tej – duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve të saj për t’u përqëndruar në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimeve ekonomike. Personeli i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është krahu hetimor i SPAK, ka patur vonesa, por po vazhdon. Reformat thelbësore të kodit penal në 2016 dhe 2017 kishin për qëllim të ndërtonin një sistem më efektiv, por zbatimi i këtyre reformave është ende një sfidë’, thuhet në Raport.

Continue Reading
Advertisement

Popular

A e dinit që aromat ndikojnë në energjinë tuaj? Ja cilat parfume duhet të përdorni për çdo rast…

Published

on

By

Aroma që mban mund të ndryshojë mënyrën si ndihesh, si ecën dhe si të perceptojnë të tjerët.

Një parfum i zgjedhur mirë nuk është thjesht një detaj, por pjesë e stilit tënd të përditshëm, të jep vetëbesim, të përmirëson humorin dhe të qetëson edhe në ditët më të ngarkuara.

Për shumë njerëz, parfumi është një nënshkrim i padukshëm, një mënyrë për të lënë gjurmë pa thënë asnjë fjalë.

Aromat e ngrohta dhe intensive lidhen me forcë dhe vendosmëri, ndërsa ato me nota lulesh apo agrumesh sjellin freski dhe energji pozitive.

Ajo që e bën një aromë vërtet të veçantë është se si bashkohet me personalitetin tënd dhe ritmin e ditës.

Parfumi nuk është vetëm erë e këndshme, por pjesë e identitetit: si prezantohesh, si dëshiron të ndihesh dhe si do të të kujtojnë.

Çdo aromë ka historinë e vet dhe mund të bëhet pjesë e përditshmërisë tënde, sepse parfumi që zgjedh është emocioni që mban me vete gjatë gjithë ditës.

Si ndikon parfumi në humor dhe vetëbesim?
Trupi reagon shpejt ndaj aromave. Një erë e dashur mund të të qetësojë, të të rikthejë një kujtim të bukur ose të të japë më shumë siguri.

Për vetëbesim: aroma me nota druri, qelibar, piper, temjan krijojnë ndjesi force dhe qëndrueshmërie – perfekte për takime pune, prezantime dhe evente formale.

Për energji: agrumet (limon, portokall, bergamot) dhe notat e freskëta japin ndjesinë e fillimit të ri, ideale për mëngjes dhe ditë të lodhshme.

Për qetësi: vanilja, tonka, nota kremoze e të buta japin ndjesi ngrohtësie dhe afërsie, të përshtatshme për mbrëmje ose momente intime.

Si ta zgjedhësh parfumin sipas stilit tënd?

Sipas personalitetit:

Energjik/e dhe spontan/e: aroma me agrume, fruta, nuanca të freskëta deti ose jeshile janë të lehta por shumë dinamike.
I/e qetë dhe e rezervuar: lule të buta (jasemin, trëndafil i lehtë, livando) dhe kombinime me vanilje e nota druri për një profil elegant dhe të butë.
Ekstravert/e dhe i/e guximshme: parfume orientale, të erëzuara, me piper, kanellë janë aroma që nuk kalojnë pa u vënë re.

Është praktike të kesh të paktën 2–3 parfume:

Për përditshmëri: të freskëta, të pastra, jo shumë të rënda.

Për mbrëmje/evente: më të thella, më intensive, me projeksion më të fortë.

Për momente personale: aroma të buta, sensuale, që lidhen me një kujtim ose person.

Pranverë / verë: agrume, lule të lehta, aroma ujore dhe të freskëta.

Vjeshtë / dimër: nota druri, vanilje, qelibar dhe erëza, që qëndrojnë më mirë në temperatura të ulëta.

Llojet kryesore të parfumeve:
Dallimi midis llojeve lidhet me përqendrimin e vajrave aromatikë:

Parfum: më i përqendruar dhe më intensiv, mjaftojnë pak pika dhe zgjat gjatë gjithë ditës.
Eau de parfum (EDP): balancë mes intensitetit dhe përdorimit të përditshëm, zgjat mirë pa qenë shumë i rëndë.
Eau de toilette (EDT): më i lehtë dhe i freskët, ideal për ditë dhe për ata që nuk duan aromë shumë të fortë.
Body mist / spray trupi: shumë i lehtë, për rifreskim disa herë gjatë ditës.

T’i njohësh këto dallime të ndihmon të zgjedhësh aromën që i përshtatet ritmit tënd: nëse do diçka që mban gjatë gjithë ditës apo një aromë të lehtë që mund ta rinovosh sa herë të duash.

Continue Reading

Popular

Si ta forconi imunitetin e fëmijës suaj në mënyrë natyrale gjatë muajve të dimrit

Published

on

By

Gjatë muajve të dimrit, fëmijët janë më shpesh të ekspozuar ndaj ftohjeve dhe viruseve, veçanërisht foshnjat dhe fëmijët e vegjël, imuniteti i të cilëve nuk është zhvilluar ende plotësisht.

Ushqyerja e duhur, kujdesi dhe zakonet e përditshme mund të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e sistemit imunitar.

Në muajt e parë të jetës, foshnja merr mbrojtje natyrale nga nëna, veçanërisht nëpërmjet ushqyerjes me gji. Qumështi i gjirit përshtatet me nevojat e foshnjës dhe e ndihmon atë të luftojë infeksionet. Nëse ushqyerja me gji nuk është e mundur, formulat për foshnje përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese të rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin e imunitetit.

Rreth moshës gjashtë muajsh, futen ushqimet plotësuese dhe është e rëndësishme që dieta të jetë e larmishme dhe e pasur me fruta, perime, drithëra dhe mish.

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet marrjes së mjaftueshme të lëngjeve, si dhe ushqimeve që përmbajnë hekur dhe zink.

Përveç ushqyerjes, është e rëndësishme ta vishni fëmijën tuaj siç duhet gjatë ditëve të ftohta, ta ajrosni dhomën rregullisht dhe të kaloni kohë në ajër të pastër çdo ditë. Këto zakone të thjeshta mund të ndihmojnë në mbajtjen e fëmijës suaj të shëndetshëm gjatë dimrit.

Nëse një foshnjë ose fëmijë shfaq simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh ose temperaturë të lartë, është e rëndësishme të reagoni në kohë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore, sepse tek më të vegjlit, edhe infeksionet e lehta mund të ndërlikohen më shpejt.

Continue Reading

Kina

BYD i Kinës tejkalon Teslën si shitësi më i madh i automjeteve elektrike në botë

Published

on

By

BYD e Kinës ka tejkaluar Teslën e Elon Musk si shitësi më i madh në botë i automjeteve elektrike (EV), duke shënuar herën e parë që ka tejkaluar rivalin e saj amerikan në shitjet vjetore.

Shitjet e makinave Tesla ranë me gati 9% në vitin 2025 në 1.64 milion automjete të shitura në të gjithë botën, tha prodhuesi i makinave të premten – viti i dytë radhazi i rënies së dërgesave të makinave.

Këto shifra e renditën Teslën pas BYD, e cila tha të enjten se shitjet e makinave të saj me bateri u rritën vitin e kaluar me pothuajse 28% në më shumë se 2.25 milionë.

Firma amerikane është përballur me një vit të vështirë me një pritje të përziera ndaj ofertave të reja , shqetësim për aktivitetet politike të Musk dhe konkurrencë në rritje nga rivalët kinezë.

Shitjet e makinave të Teslës ranë me 16% gjatë tre muajve të fundit të vitit 2025. Rënia ishte pjesërisht për shkak të shfuqizimit të një subvencioni qeveritar që kishte ndihmuar në uljen e çmimit prej deri në 7,500 dollarësh (5,570 £) të disa automjeteve elektrike me bateri, hibride plug-in ose me qeliza karburanti.

Analistët e Wall Street-it kanë ulur kohët e fundit vlerësimet e tyre të shitjeve të Teslës për vitin 2026, duke sinjalizuar një perspektivë gjithnjë e më të zymtë.

Firmat kineze si Geely, MG dhe BYD – tani kompania më e madhe e makinave elektrike në vend – kanë ushtruar presion mbi rivalët perëndimorë duke i vendosur çmimet e automjeteve të tyre nën çmimet e markave të njohura.

Në tetor, Tesla u përgjigj duke lançuar versione me çmime më të ulëta të dy modeleve të saj më të shitura në SHBA, në një përpjekje për të rritur shitjet.

Musk, i cili është tashmë njeriu më i pasur në botë , është ngarkuar me detyrën e rritjes së ndjeshme të shitjeve dhe vlerës së tregut të aksioneve të Teslës gjatë dekadës së ardhshme për të siguruar një paketë rekord page. Marrëveshja, e cila u miratua nga aksionarët në nëntor, mund ta shihte atë duke marrë një pagesë prej deri në 1 trilion dollarë (740 miliardë paund) .

Si pjesë e marrëveshjes, Musk duhet të shesë gjithashtu një milion robotë humanoide gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Tesla ka investuar shumë në produktin e saj “Optimus” dhe në “Robotaxi”-n autonome.

Analistët thonë se lançimi i robotaksive dhe automjeteve autonome të Teslës në vitin 2026, i cili ka ndihmuar në rritjen rekord të çmimit të aksioneve të saj, do të jetë vendimtar për performancën e saj të përgjithshme.

Edhe pse ka pikëpyetje të mëdha rreth ambicieve të Teslës për automjetet pa shofer, disa mbeten optimistë. Dan Ives nga Wedbush Securities thotë se Tesla do të zotërojë rreth 70% të tregut të automjeteve pa shofer gjatë dekadës së ardhshme, “pasi asnjë kompani tjetër në botë nuk mund të krahasohet me shkallën dhe fushëveprimin” e firmës.

Përveç Teslës, interesat biznesore të Musk përfshijnë edhe platformën e mediave sociale X, firmën e raketave SpaceX dhe Boring Company, e cila gërmon tunele.

Këto angazhime, së bashku me drejtimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (Doge) të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i shtynë disa investitorë të sugjeronin se Musk nuk po përqendrohej mjaftueshëm te Tesla. Shitjet e Teslës ranë në fillim të vitit të kaluar.

Që atëherë, Musk është tërhequr nga roli i tij në qeverinë amerikane.

Pavarësisht rritjes së BYD në vitet e fundit, rritja e shitjeve të saj u ngadalësua në vitin 2025 në ritmin më të dobët në pesë vjet, pjesërisht për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë, tregu i saj kryesor.

Dhe pavarësisht se BYD e tejkaloi Teslën kur bëhet fjalë për shitjet e makinave, firma amerikane ka mbetur më fitimprurëse në tremujorët e fundit.

Megjithatë, BYD mbetet një fuqi globale e automjeteve elektrike, pasi çmimet e saj shpesh janë më të ulëta se ato të prodhuesve rivalë të makinave.

Zgjerimi i shpejtë i kompanisë me seli në Shenzhen – veçanërisht në Amerikën Latine, Azinë Juglindore dhe pjesë të Evropës – vjen pavarësisht se shumë vende vendosin tarifa të larta për automjetet elektrike kineze.

Në tetor, BYD tha se Mbretëria e Bashkuar ishte bërë tregu i saj më i madh jashtë Kinës . Firma tha se shitjet e saj në Britani u rritën me 880% gjatë vitit deri në fund të shtatorit, të nxitura nga kërkesa e fortë për versionin hibrid plug-in të automjetit të saj sportiv (SUV) Seal U.

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Bota2 hours ago

“Vajza ime mbijetoi falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh”, heroi 55-vjeçar i Crans-Montanës shpëtoi dhjetë të rinj: Pashë njerëz që digjeshin të gjallë dhe…

Albania2 hours ago

Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë

Bota3 hours ago

Maduro dhe gruaja e tij janë kapur nga Delta Force e ushtrisë amerikane; Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës thotë se të gjitha forcat e armatosura do të jenë të vendosura në vend

Bota3 hours ago

Burime zyrtare: Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane

Bota3 hours ago

Arrestimi i narko-diktatorit/ Mediat amerikane: Maduro dhe gruaja e tij u kapën nga forcat Delta

Bota3 hours ago

Trump thotë se SHBA-të kanë ‘kapur’ Presidentin Venezuelian Maduro

Bota5 hours ago

‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi

Bota5 hours ago

Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)

Bota5 hours ago

Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së

Bota5 hours ago

Dëgjohen shpërthime ndërsa tymi ngrihet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas; Presidenti Trump urdhëroi sulme ajrore

UK6 hours ago

Paralajmërimet për motin janë zgjeruar, ndërsa bora dhe akulli mbulojnë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar

UK6 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

Bota6 hours ago

Katër sfida me të cilat përballet kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Mamdani

UK7 hours ago

Dy trupa të nxjerrë nga deti, kërkimet vazhdojnë

Albania7 hours ago

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit

Albania3 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK5 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania5 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania7 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK3 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK7 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports5 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania5 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania4 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK4 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota5 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK4 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania4 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota5 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending