Një tërmet i fortë me një madhësi prej 5,9 ballësh të shkallës Rihter goditi në orën lokale 12:16 Elasonën.
Tri minuta më vonë pasoi një tërmet i dytë me madhësi 4,6 ballë Rihter me një epiqendër 7 kilometra nga Elasona.
Tërmeti u ndje veçanërisht në Larisa.
Kryetari bashkisë së Elasonas, Nikos Gatas deklaroi se ka dhënë një urdhër për të filluar hetimet për çdo dëmtim të të gjitha ndërtesave publike.