• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Meta: Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, jap dorëheqjen më 26 prill

Meta: Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, jap dorëheqjen më 26 prill

by albnews
4 March, 2021
in Albania
0
1
VIEWS

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile për zgjedhjet e 25 prillit, ku deklaroi se, “nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, jap dorëheqjen më 26 prill”.

“Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor. Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill”, tha Meta.

Meta u shpreh se, “besoj se i kemi të gjitha mundësitë si popull dhe si institucione, që të paktën t’i ngjajmë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me shembullin e dhënë për organizimin e proceseve zgjedhore”.

“Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje informimit të zgjedhësve. Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët, se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij”, tha ai.

“Çdo demotivim, përgjumje dhe indiferencë e qytetarëve, nuk i shërben as demokracisë dhe as vetë qytetarit, për të qenë aktiv të ndërtimin e sistemit të llogaridhënies. Çdo qytetar që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet nesër për qeverinë”, theksoi Meta.

“Një pjesëmarrje masive dhe një proces shembullor zgjedhor do ishin një kontribut i madh për të tejkaluar këtë tranzicion të shumë zgjatur”, shtoi Meta.

Meta nënvizoi se, “nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar Reforma e Drejtësisë”.

“Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë iniciativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht”, tha Meta.

“Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike”, theksoi Kreu i Shtetit.

“Së bashku të rritim vëmendjen dhe monitorimin e të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet. Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet”, tha Meta në takim.

“Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron”, tha Meta.

“Problemet e të gjithë sistemit tonë demokratik, janë probleme të legjitimitetit të institucioneve tona. Ky problem zgjidhet më 25 prill, nëpërmjet referendumit. Të gjithë duhet të bashkohemi për t’i ndihmuar zgjedhësit që ata të mos kenë probleme në këtë proces, por të shkojnë drejt këtij procesi me garancinë e plotë se vota e tyre nuk dot të preket”, theksoi Meta.

“Mbrojtja e zgjedhjeve është një proces që ka nisur por që duhet të konsolidohet. Ky angazhim nuk duhet të jetë vetëm i institucioneve, por i të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Meta shtoi se, “problemet e të gjithë sistemit tonë demokratik, janë probleme të legjitimitetit të institucioneve tona. Ky problem zgjidhet më 25 prill, nëpërmjet referendumit.Të gjithë duhet të bashkohemi për t’i ndihmuar zgjedhësit që ata të mos kenë probleme në këtë proces, por të shkojnë drejt këtij procesi me garancinë e plotë se vota e tyre nuk dot të preket”.

Ai nënvizoi se, “mbrojtja e zgjedhjeve është një proces që ka nisur, por që duhet të konsolidohet. Ky angazhim nuk duhet të jetë vetëm i institucioneve, por i të gjithë qytetarëve”.

“Presidenti është i detyruar të përdorë një retorikë tjetër, për të ndaluar të gjithë ata që intimidojnë qytetarët dhe që duan të vrasin besimin tek vota e lirë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe do ishin hetuar krimet zgjedhore, për të cilat ka kërkuar hetim edhe Bundestagu, atëherë unë do të kisha një retorikë tjetër”, tha Meta.

Meta theksoi se, “shumicë të përhershme ka vetëm në diktaturë. Ju jeni të vetëdijshëm për përpjekjet e papranueshme të Qeverisë për të intimiduar qytetarët”.

“Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor. Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill”, tha Meta.

“Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia”, u shpreh Meta.

“Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë. Presidenti është i gatshëm të japë llogari për të gjitha veprimet dhe aktet e Tij”, tha Meta, duke kërkuar që “t’i kthejmë zgjedhjet në një festë të demokracisë”.

“Vota duhet të jetë njëherë e përgjithmonë e shenjtë dhe e barabartë. Ne do t’i mbështesim të gjitha institucionet të bëjnë detyrën në këtë drejtim, përfshi edhe SPAK-un. Por me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk trembet asnjë nga ata që kanë ndërmend të venë dorë mbi procesin zgjedhor”, theksoi Meta.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të votojnë në listën e kandidatëve për deputet, personat më me vlera qytetare, më me integritet dhe më të përkushtuar ndaj komunitetit, që ata besojnë, për t’ju dhënë një mesazh në këtë mënyrë edhe kryetarëve të forcave politike”, tha Meta.

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume tha se ky proces do të jetë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë, ndaj të gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë në vendin tonë.

“Pres që një pjesë e mirë e fenomeneve që atakonin standardet e zgjedhjeve, nuk do të shfaqen, si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët”, tha ai.

Analisti Afrim Krasniqi tha se, “në 25 prill Shqipëria nuk po shkon në luftë, por në zgjedhjet dhe zgjedhjet janë praktikë normale dhe duhet të jetë rutinë”.

“Një nxitje e uljes së retorikës politike dhe fokusimi te ofertat konkrete për qytetarët, për krizën ekonomike dhe e ofertës së si do të jetë Shqipëria e dekadës së ardhshme”.

“Në zgjedhje nuk votohen institucionet por partitë dhe kandidatët”, tha ai, duke shtuar se, “unë do doja si qytetar i këtij vendi që Institucioni i Presidentit t’i rikthehet dhe t’i përshtatet kostumit kushtetuese dhe solemnitetit që kërkohet nga institucioni i kryetarit të shtetit. Disa prej akteve dhe retorikave mund të evitoheshin. Nuk po shkojmë në një situatë të konfliktit të madh, por në një situatë që mund të ndryshojë me vullnet dhe me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve”./atsh/

Previous Post

Greqi, banorët e prekur nga tërmeti kalojnë natën në çadra

Next Post

Franca zgjeron bllokimin e fundjavës

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Next Post
Franca zgjeron bllokimin e fundjavës

Franca zgjeron bllokimin e fundjavës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM