Kandidimi i Najada Çomos dhe Luljeta Bozos, flet presidenti Meta

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për gazetarët këtë të premte është  pyetur nga gazetarët se çfarë mendon në lidhje me kandidimin për deputete në listat e Partisë Socialiste të Luljeta dhe Najada Çomos .

Kreu i Shtetit deklaroi se e rëndësishme është që kandidatët për deputetë të zgjedhur në listat e 25 prillit të jenë figura me integritet.

“Për çdo ligj që ka probleme kushtetuese do ketë një përgjigje të qartë shteruese. Kandidimi nuk janë në interesim tim. Është e rëndësishme të jenë figura me sa më shumë integritet. Dua të theksoj rëndësinë që qytetarët që shikojnë me vëmendje listën e çdo force politike të zgjedhin kandidatin e duhur për t’i përfaqësuar në mandatin e ardhshëm duke i dhënë mesazh kryetareve se cilët deputetë duan për t’i përfaqësuar në Kuvend”, tha Meta.

Share This Article