Në qytetin e Gjirokastrës vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve sipas ndarjes prioritare.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili vizitoi nga afër qendrën e vaksinimit tha se “ne iu gjendëm pranë shqiptarëve si askush tjetër, qoftë gjatë tërmetit ashtu edhe tani gjatë pandemisë”.
“Shqipëria nuk ka mbetur prapa me vaksinimin, përkundrazi është sot është mes atyre vendeve që e kanë filluar me kohë këtë proces dhe do ta përfundojmë”, tha Çuçi.
Ministri Çuçi u shpreh se “po t’i lemë punët në duart e PD dhe LSI, që nuk kanë asnjë plan për vaksinimin dhe as për rindërtimin, kjo do të ishte fatale për vendin. Duhet të shkojmë përpara me Partinë Socialiste”.
“S’ka kohë për pushim dhe as nevojë të bëjmë eksperimente me ata që i kemi parë se çfarë dinë të bëjnë sa herë janë bashkë; rrëmujë dhe rrënim”, tha Çuçi./ATSH/