Ischinger i reagon Grenellit: Boll u përpoqe të ndërhysh, lërja Kosovën popullit të vet

albnews
By
1 Min Read
Wolfgang Ischinger, Vorsitzender der Münchner Sicherheitskonferenz, spricht am 10.01.2017 in Berlin bei einem Interview der Deutschen Presse-Agentur. Foto: Britta Pedersen/dpa-Zentralbild/ZB [ Rechtehinweis: (c) dpa ]

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, i është kundërpërgjigjur akuzave e kritikave të ish të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, drejtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, ish-ambasadori gjerman në SHBA, i ka kërkuar Grenellit “t’ia lërë Kosovën popullit të Kosovës”.

“Ric, sinqerisht: boll u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëme janë shkaktuar. Mandati yt ka skaduar. Lërja Kosovën popullit të Kosovës”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Ky shkrim ishte përgjigje e tij për postimin e Grenellit në të cilin thoshte se “populli i Kosovës meriton liri dhe prosperitet” dhe pyeste se “përse një lider do të donte ta zhbënte Kosovën?”.

Qe disa ditë, Grenell ka akuzuar Kurtin se po përpiqet të zhbëjë shtetin e Kosovës. Përplasja është vazhdimësi e polemikave që kishin të dy sa ishin në funksionet e tyre vitin e shkuar, Grenelli si ish i dërguar i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Kurtit si ish-kryeministër.

Share This Article