ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 31 minutes ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 34 minutes ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 5 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 5 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BE po përsërit gabimet, Shqipëria meriton bisedimet e anëtarësimit

albnews by albnews
19 June, 2019
in Albania, Maqedonia
0
BE po përsërit gabimet, Shqipëria meriton bisedimet e anëtarësimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, shkruan sot gazeta e njohur “Financial Times”.

“Një vit ka kaluar tashmë që kur Greqia dhe shteti që sot quhet Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje historike, që i dha fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare mes tyre duke shënuar një sukses të rrallë diplomatik në Ballkan. Por, Bashkimi Europian sërish po zvarrit hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas shtyrjes vitin e kaluar, gjatë kësaj jave BE-ja shtyu sërish për në tetor marrjen e një vendimi. Shtyrja është një vendim jashtëzakonisht për të ardhur keq. Vendosja e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësimit është jetik jo vetëm për ruajtjen e ritmit të reformave, por edhe për të përcjellë një mesazh në një rajon më të gjerë, më i paqëndrueshmi në Europë, se dyert e BE-së mbeten të hapura.

RelatedPosts

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Polakët në kërkim nga policia, dhunuan Skënderbeun në Tiranë. MEPJ nuk i shpall non grata

Ndonëse muajin e kaluar Komisioni Europian bëri një rekomandim të ri për nisjen e bisedimeve me të dy vendet, “lodhja nga zgjerimi” dhe qëndrimi kundër emigrantëve po i bën kryeqytetet europiane më të kujdesshme. Parlamenti gjerman ka shtyrë çdo vendim të mundshëm deri në muajin shtator; Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez ka kundërshtuar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Presidenti francez, Emmanuel Macron preferon të përqendrohet më tepër në reformat e brendshme të BE-së dhe forcimin e eurozonës, por druhet gjithashtu se pranimi i negociatave të reja të anëtarësimit mund të përdoret kundër tij nga kritikët e brendshëm të së majtës dhe të së djathtës ekstreme.

Megjithatë, marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në veçanti meriton të shpërblehet. Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka treguar kurajo të madhe dhe ka investuar kapital të madh politik në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ndërsa marrëveshja mbështetet në baza të forta të legjislacionit ndërkombëtar, sërish ka kritikë, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Greqi, që muajin e ardhshëm zhvillon zgjedhje të parakohshme. Një demonstrim mbështetjeje të fortë nga BE-ja duke hapur negociatat e anëtarësimit do të ndihmonte në konsolidimin e marrëveshjes.

Shqipëria gjithashtu ka bërë progres të ndjeshëm me reformat, edhe pse rrjetet e krimit të organizuar atje mbeten një problem europian dhe Kryeministri Edi Rama, i cili po përballet me akuza për manipulim të zgjedhjeve, akuza që ai i ka hedhur poshtë, nuk ka përmbushur pritshmëritë e larta që kishte nga ai. Ky mund të jetë një justifikim për hapjen e negociatave të anëtarësimit fillimisht me Maqedoninë e Veriut. Por, hendeku nuk duhet të jetë shumë i madh, pasi tensionet do të rriteshin në Shqipëri, si dhe në mesin e shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë.

Për të qenë të sigurtë, cilësia e demokracisë dhe shteti i së drejtës nuk i plotësojnë standardet e BE-së në të dy vendet. Megjithatë, fillimi i bisedimeve për anëtarësimin – që kërkon vite për t’u përfunduar – është mënyra më e mirë për të siguruar vazhdimësinë e reformave. Dritarja e mundësisë nuk hapet për një kohë të pacaktuar. Mbajtja e derës së BE-së e mbyllur do të dëmtonte përpjekjet për t’i afruar vendet me standardet e BE-së mbi qeverisjen dhe rregullimet ekonomike.

Argumenti ekonomik është gjithashtu i fortë. Tregtia midis BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor shënoi 54 miliardë euro vitin e kaluar; Kompanitë e BE-së janë investitorët më të mëdhenj të rajonit. Një akses më i madh drejt tregjeve të BE-së do të ndihmonte përmirësimin e standardeve reale të jetesës dhe rritjen e stabilitetit.

BE përballet me rivalitet teksa vende të tilla si Kina, Rusia dhe Turqia kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në rajon me efekte potencialisht të dëmshme. Investimet kineze, në veçanti, mund të duken tërheqëse duke pasur parasysh mungesën e fijeve burokratike të BE-së – megjithëse shpesh vijnë me kushte të tjera bashkëngjitur.

Herë pas here, liderët europianë kanë bërë gabimin e të qenit në konkurrencë me njëri-tjetrin në Ballkan, ose duke e trajtuar rajonin si një periferi që nuk ka aspak lidhje me shqetësimet e tyre kryesore ose si një moçal kundrejt të cilit Europa Perëndimore, më e pasur dhe më e qëndrueshme, duhet të ngrejë një karantinë. Për 200 vjet ngjarjet kanë treguar se asnjë nga këto qasje nuk funksionon – në të vërtetë, ato shpesh sjellin më shumë probleme. Do të ishte një tragjedi që BE-ja të përsëriste gabimet e së kaluarës”, përfundon editoriali i “Financial Times”./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result