Për gazetën gjermane “Bild” përgjimet e reja tregojnë se si ministra, deputetë, shefa policie dhe kriminelë janë përfshirë për manipulimin e zgjedhjeve.
Në dhjetë përgjimet e reja të publikuara nga gazetari Peter Tiede, përfshihen materiale të dosjes 184. Në një prej përgjimeve ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri përgëzon për strategjinë e tij shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga.
Ky i fundit u denoncua disa herë në media dhe nga vetë PD-ja për trembjen e votuesve. Në telefonatën e përgjuar Aga dëgjohet teksa i thotë ish-ministrit Gjiknuri se është një komisar politik i Partisë Socialiste.
Përgjimi tjetër
përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal
Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i
premton të flasë me Kryeministrin për t’i caktuar një pozicion më të
mirë.
Aga i kërkon Qefalisë të transferohet në Bulqizë, një qytezë e pasur me krom e
që kontrollohet nga krimi i organizuar. Por deputeti socialist i premton atij
një pozicion më të lartë. Për punën e bërë gjatë zgjedhjeve Aga përgëzohet edhe
nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në përgjime del edhe Imer Lala, të cilin “Bild” e konsideron si bosin e mafias. Ai dëgjohet në bisedë me ish-ministrin Gjiknuri teksa festojnë për fitoren me mbi njëmijë vota.
Në të tjera përgjime, Imer Lala, siguron bashkëpunëtorët e tij se përgjimet dhe videot e publikuara në media nuk përbëjnë provë për ndjekje penale. Në bisedë nipi Elio Lala shprehet i shqetësuar për videon e transmetuar në televizion që tregon blerjen e votave.
Imer Lala kontrollon se votuesit e paguar kanë zgjedhur Partinë Socialiste. Një person e informon Lalën se kryetari i FRD-së dhe njerëzit e tij kanë votuar për Sherefedin Shehun.
Një person tjetër e informon Imer Lalën se Basri Veseli nuk ka marrë gjë, duke nënkuptuar sipas Bild-it paratë e premtuara për votën.
Një person i kërkon leje Imer Lalës për t’iu kthyer njerëzve kartat e identitetit.
Në episodin tjetër
dëgjohet sërish biznesmeni imer Lala që siguron bashkëbiseduesin se ai ka
shkuar te një person i rëndësishëm për t’i zgjidhur atij problemin.
RTV Ora i zbardhi të gjitha audiopërgjimet e publikuara në Bild
Përgjimi nr 1:
Shefi i Policisë, Dibër: Po djalosh.
Bekim Krashi: Cfarë keni bërë, cfarë keni bërë se keni mbyt fare. (Qesh) Nuk jeni duke lënë asgjë që të bëhet. Plus kudo jeni. Vetëm se… (nuk kuptohet)… nuk jeni shumë, minus 10. Do ti nxjerr të gjitha do ti jap me letër këtu.
Shefi i Policisë, Dibër: Duhet të kem 1000. Poshtë 1000 nuk e pranoj.
Bekim Krashi: Aaaaa, ca flet, ke fillu me pretendime të mëdha! Të japim lesh (qesh). Ti jap unë, ti jap në dorë.
Shefi i Policisë, Dibër: Ej.
Bekim Krashi: Hë?
Shefi i Policisë, Dibër: O shpirti vëllait, po ti kujtove se ata (opozita) ishin budallenj që bënin ashtu…
Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata se e dinin atë punë. Po unë i thashë komisionerëve mos u lodhni fare. Janë të humbur… (Pjesa tjetër nuk kuptohet)
Shefi i Policisë, Dibër: O shpirti i vëllait, dëgjo.
Bekim Krashi: Hë?
Shefi i Policisë, Dibër: Ajo strategjia ime funksionon.
Bekim Krashi: E di mo e di. Ti e ke deklaru, je komisar politike (qesh).
Shefi i Policisë, Dibër: Po, po shihe. A e ke Damian Gjiknurin aty?
Bekim Krashi: Cfarë do, të ta jap në telefon? Ti jap telefonin?
Shefi i Policisë, Dibër: Jepja.
Bekim Krashi: Ok.
Shefi i Policisë, Dibër: O shef!
Damian Gjiknuri: Po, urdhëro?
Shefi i Policisë, Dibër: Mirëmbrëma!
Damian Gjiknuri: Hë mo, ca bën?
Shefi i Policisë, Dibër: Hë, si je?
Damian Gjiknuri: Mirë, tullë, mirë fare.
Shefi i Policisë, Dibër: Se nuk pate besim tek unë.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Ti je mjeshtër, ti e the… (qesh). Je i madh! Hajt ciao, mos fol shumë këtu.
Shefi i Policisë, Dibër: Ciao, të përshëndes.
Përgjimi nr. 2
Xhemal Qefalia: Berti.
Shefi i Policisë, Dibër: Hë mo shoku im.
Xhemal Qefalia: Le të ruajnë më burrë, të të hajnë k***, të plasi bytha. Flamuri (Flamur Noka) është i detyruar të bëjë politikë po do i themi nesër: Ti s’ke punë me e përmend më atë.
Shefi i Policisë, Dibër: Jo, ai le të vijë e të kontrollojë ku ti dojë qejfi!
Xhemal Qefalia: Ku ka o vëllai, ku ka, c’ja fut kot. Ai mundohet me u justifiku, a merr vesh ti cfarë po bëhet brenda PD-së sot, janë duke u zënë me njëri-tjetrin. Mos u mërzit mo burrë po hajt.
Shefi i Policisë, Dibër: Jo, jo, u pata thënë unë, ma bini kartonin, si Messi që ia mban Barcelonës dhe fitoni.
Xhemal Qefalia: Ata ja fusin kot o vëlla se po të mos kishin vënë ty atje, nuk do kishin fituar.
Shefi i Policisë, Dibër: Ej, unë jam pjesë e PS-së dhe nuk do ndryshoj për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Se vë në ndyshim o vëlla. Unë prandaj i thashë mbrëmë atyre, ishin të gjithë, ishte i gjithë grupi i PS-së, nuk e besonin, ishte gjithë grupi parlamentar aty.
Shefi i Policisë, Dibër: Po në rregull, shyqyr që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër, e dija që është Gjiknuri aty.
Xhemal Qefalia: Pse, ti se dije që ishim ne atje?
Shefi i Policisë, Dibër: Jo, jo, mendova se ishte… (Pjesa tjetër nuk kuptohet)
Xhemal Qefalia: Ishte Gramozi (Ruci) aty, edhe Rama ishte aty, të gjithë ishin aty. Edhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë edhe Damiani (Gjiknuri) në fakt, edhe Blerina (Gjylameti) dhe i thashë: Ai duhet të kalojë, ju i keni q* nënën, e keni cuar atje, bën punë dhe këtej. I thashë dhe atij Ulsit (Manja) nqs kishte ndonjë kundërshtim. I thashë, mua më bënë punë dhe në Tiranë, se ku të jetë, të kryen punë.
Shefi i Policisë, Dibër: Shyqyr më cuan nga Bulqiza një herë.
Xhemal Qefalia: E pra e, të clodhesh i cikë.
Shefi i Policisë, Dibër: Kam nevojë të pushoj pak, sinqerisht.
Xhemal Qefalia: Ikën ato?
Shefi i Policisë, Dibër: Po, po. I përcolla, të lumtur.
Xhemal Qefalia: Po flas për drekën o vëlla.
Shefi i Policisë, Dibër: Jo, ne hëngrëm, se di cfarë bënë, koktejl apo drekë…
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë.
Shefi i Policisë, Dibër: Mirë o shefi.
Xhemal Qefalia: Hajt o vëlla mos e caj trapin, të bëhet më e mira për ty. Mos e vrit mendjen. Ta tha dhe mbrëmë ai ty, mos ashtu gjë me ato.
Shefi i Policisë, Dibër: Jo, ai ma tha me zë të lartë e drejtë. Ma shpëlau gojën.
Xhemal Qefalia: Prandaj të them unë…
Shefi i Policisë, Dibër: Mirë, vëlla, hajde të përshëndes. Ciao.
Përgjimi nr. 3
Shefi i Policisë, Bert Aga: O vëllai im, si je?
Xhemal Qefalia: E, jam ul në një tavolinë kështu… Ku ke qef të shkosh ti, në Bulqizë?
Shefi i Policisë, Bert Aga: Po.
Xhemal Qefalia: Mirë hajt! Ciao.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Kush të tha ty?
Xhemal Qefalia: Jam ul këtu me kryeministrin dhe me ministrat.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Jo, unë të garantoj se do bëj cfarë të doni ju.
Xhemal Qefalia: Se mos sjellim atë Ben (Keshin) aty, si thua?
Shefi i Policisë, Bert Aga: Po mirë.
Xhemal Qefalia: Për kok tate po, a do foto nga tavolina jonë?
Shefi i Policisë, Bert Aga: Hajt mo burrë, do jesh me ndonjë dashnore aty…
Xhemal Qefalia: Pse e mbylle, ja ta nxjerr pak ministrin, foli se mi cave b***, foli. (Kthehet) Ej, foli cik këtij shokut tim nga komisariati.
Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm: Alo, o Berto!
Shefi i Policisë, Bert Aga: Mirëmbrëma, si je?
Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë ty. Nuk shkon kjo.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Jo, të lutem.
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale, nuk shkon.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Sinqerisht, më ka gënjyer.
Saimir Tahiri: Megjithatë, faleminderit shumë për angazhimin. Je i madh.
Shefi i Policisë, Bert Aga: E kam detyrim.
Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thonë ata (opozita) se…
Shefi i Policisë, Bert Aga: Unë jam ushtari jot.
Xhemal Qefalia: Ke të fala edhe nga Ulsi Manja. Foli pak Ulsiut.
Ulsi Manja, deputeti socialist: Ku je mo vëlla?
Shefi i Policisë, Bert Aga: Cfarë bëre mo?
Ulsi Manja: Me kryeministrin.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Duhet të shkoj prap atje.
Ulsi Manja: Ku?
Shefi i Policisë, Bert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam.
Ulsi Manja: Ne thamë të shkosh më lart o burrë.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini, po unë e kam qejf atë…
Ulsi Manja: Tani, bisedo me Xhemalin se këtë e kam si Shefin e Sigurisë. Ne bëjmë llaf që të vish për ndonjë gjë më të madhe se mu më duken gjëra të vogla ato (Bulqiza).
Shefi i Policisë, Bert Aga: Mirë vëlla, mirë.
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në koherencë dhe merr një autorizim si kryetar Komisioni.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.
Ulsi Manja: Ej, Xhemalin nga Komisioni i Sigurisë.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Ai thotë, “Jam ushtari i Bertit, Berti ka qenë komandanti im.”
Ulsi Manja: Në rregull, në rregull.
Xhemal Qefalia: Hë mo ti, se më cave trapin.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Po si more më nxjerr Ministrin (e Brendshëm) ashtu në telefon, o kokë k***?
Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im o burrë, mos më caj k*** mu. A do të të nxjerr Ramën, ti flasësh Ramës?
Shefi i Policisë, Bert Aga: Po leje mo vëlla. Po atë dokumentin..
Xhemal Qefalia: A je shoku im ti? Cfarë të duash.
Shefi i Policisë, Bert Aga: Kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vëlla, ciao.
Përgjimi numër 4.
Imer Lala: Po zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Obobo, i q… nënën
Imer Lala: Oh, çfarë i kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet.
Imer Lala: Ejjj, po më shkruante ai robi.
Damian Gjiknuri: Ehëëë
Imer Lala: I thashë, a po flen gjumë? Jo mor burrë. Jam habitur. Jam habit me Selishtën dhe Luznin. I thashë se paskam njoht Damian Gjiknurin dhe më nga afër. |
Damian Gjiknuri: Hahahahaah …. Tërmet, Tërmet
Imer Lala: Ejjj, hajt se mbaroj.
Damian Gjiknuri: I q… robt. Doli llafi jot me mbi 1000 vota plus.
Imer Lala: Ejjj, me gjithë mend nuk të paskam njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahaah. Edhe ti mua, edhe unë ty.
Imer Lala: Hajde vlla, hajde! Kaloi kjo .
Damian Gjiknuri: Ok!
Përgjimi nr 5:
Elio Lale: O drejtor.
Imer Lala: Hë mo drejtor.
Elio Lala: A po pushoje?
Imer Lala: Po.
Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të pyes a ta takojë atë Admirin, Admir Truke se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kështu, kurse sot mund të dali video tjetër që është me lekë nëpër duar.
Imer Lala: Uh.
Elio Lala: Edhe thashë të pyes a vepron policia, cfarë bën në qoftë se del.
Imer Lala: Kur do e takoje?
Elio Lala: E takova, fola, ia mora Ejsit numrin.
Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo!
Elio Lala: Po, kështu tha dhe ai “mos e rruaj k****”.
Imer Lala: Mirë hajt.
Elio Lala: Dukesh i lodhur.
Imer Lala: Jam dërrmuar. Po më dhemb këtu Elio, në krah të djathtë në fund të shpinës, tek kockat.
Elio Lala: A more ndonjë nga ato që ke ti, advilat.
Imer Lala: Advilat?
Elio Lala: Po, pi nja dy.
Imer Lala: Janë prap sonte videot ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër… (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Cfarë ishte ky, gabel?
Elio Lala: Nga Sohodolli. Ai ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot, kanë ardhur e kanë marrë ato të Fiksit. E ndoqa deri në qosh po nuk mund ta kapja.
Imer Lala: Të fiksit ë?
Elio Lala: Po,
e morën ata me një Benz të zi.
Përgjimi numër 6.
I panjohuri: Hë bos, si
të kam?
Imer Lala: Naqeta!
I panjohuri: A je
mirë?
Imer Lala: Mirë si
je ti?
I panjohuri: Kryetari
i FRD-së me gjithë njerëzit e vet për Sheferedin Shehun.
Imer Lala: Jo nuk
është e vërtetë.
I panjohuri: Po
kontrollova para 20 minutash.
Imer Lala: Mos u tall?
I panjohuri: Për
kokë të fëmijëve, kam ato që kuptohen.
Imer Lala: O ia q…
robt e shpisë.
I panjohuri: Po ia
kontrollova unë, se pata lënë një njeri aty. 5 veta kanë qënë tu votu, pyeti të
gjithë dhe të 5 kanë votuar për Sherefedinin.
Imer Lala: Edhe
djali i vetë, kështu?
I panjohuri: Po.
Imer Lala: Do ta
marr në telefon atë halen. Unë ia q. Kur erdha atje sipër, e thirra. I thashë
të shkoj te shtabi edhe të takoj Rremin. Për këto e kupton shqipen apo jo? Se
më tha dhe Hasan Begu njëherë shife atë m.tin se çfarë do bëjë.
I panjohuri: Po jo
mor e konfirmova tani. Para 20 minutash ka votu.
Imer Lala: Ohhh…
ia q…. motrën
I panjohuri: Hajt
mos e vrit mendjen. Mos u shqetësoni.
Përgjimi numër 7
Imer Lala: Ardi?
I panjohuri: Si je?
Imer Lala: Mirë si shkove?
I panjohuri: O vëlla, një Basri Veselin e njohim, e kemi gjë?
Imer Lala: Basri Veselin po.
I panjohuri: E takova por nuk ka asgjë.
Imer Lala: Si nuk ka asgjë?
I panjohuri: A i keni çuar ndonjë kafe?
Imer Lala: Ai ka mbaruar punë.
I panjohuri: Ke mbaruar punë ti por nuk kanë shkuar në vend.
Imer Lala: Po lëri ata bythë q+++. Rri rehat se për atë zonë ku është ai ka çdo gjë në rregull. Ku je ti? Çfarë ka ndonjë problem?
I panjohuri: E more vesh për atë që kishin rrahur në Maqëllarë?
Imer Lala: Jo, kush janë këta?
I panjohuri: E kishin rrahur këta me kapuça, Flamur Nokat e këto.
Imer Lala: Ja ta shoh në TV.
I panjohuri: Ishin nja 4-5.
Imer Lala: Ok bos.
Përgjimi numër 8
Imer Lala bisedon në telefon me numrin 0682300268. Personi e pyet nëse mund ti kthejë kartat e identitetit një votuesi, pasi siç thotë ai ka mbaruar punë me to.
0682300268: Vëlla.
Imer Lala: Çfarë bëre?
0682300268: Sefki Xhurra, t’ia jap ato kartat apo mos t’ja jap?
Imer Lala: Jepja, jepja.
0682300268: T’ja jap? Ok. Kam mbaru punë me të por a t’ja jap kartën unë?
Imer Lala: Jo jo.
Përgjimi numër 9
Imer Lala telefonon ish-Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, në 2017 minister dhe i flet për tendera.
Damian Gjiknuri: Alo!
Imer Lala: A je ty ardh për 5 minuta apo si i ke punët?
Damian Gjiknuri: Ku je, hajde dhe pimë ndonjë kafe ktej.
Imer Lala: Të pimë kafe po kam mbledh njerëzit dhe thashë të ndajmë këtë monitorimin e tenderave.
Damian Gjiknuri: Te kioska, aty jeni? Te lokali yt?
Imer Lala: Po, mos u vono të lutem.
Damian Gjiknuri: Ok.
Përgjimi numër 10
Biznesmeni Imer Lala telefonon gruan dhe i thotë se do të shkojë në një zyrë të madhe. Më pas ka një telefonatë me vajzën dhe një person të panjohur ku i tregon se ka takuar Ramën.
Biseda 1
Imer Lala: Rata, do të shkoj në një zyrë të madhe, a thua jam veshur mirë?
Gruaja: Mirë je.
Imer Lala: Ma fut atë gjënë në karikim. Se do të iki.
Gruaja: E kam karikuar pa merak.
Imer Lala: Kur do të dalësh ti?
Gruaja: Jam këtu tani.
Imer Lala: Nga ora 11:30 nisem.
Biseda 2
Gruaja: Në rregull.
Vajza: Po ti ku je, pse u çove nga kafja?
Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (Edi Ramën). Do ti shkoj në zyrë, sa të dal do të bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.
Biseda 3
Imer Lala telefonon një tjetër person.
Imer Lala: O zotëri ku je mor se ti rashë telefonit.
I panjohuri: E kam të mbyllur.
Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?
I panjohuri: E kam mbyllur njëherë përnjëherë, nuk kemi çfarë bëjmë.
Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh (Edi Rama) dhe tani dola. Isha me Qifin qëparë, ti mos e rruaj leshin për asgjë.
I panjohuri: Unë ëë?