Plas sherri në PS mes Edi Ramës dhe Fatmir Xhafaj

albnews
By
1 Min Read

Kur kanë mbetur pak minuta nga afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në selinë e PS-së ka një debat të fortë për “gardën e vjetër”.

Edi Rama pritet që sonte të marrë vendime të forta. ABC mëson se debati është ndezur pasi Fatmir Xhafaj është renditur i 23-ti në Tiranë dhe Pandeli Majko i 19-ti, ndërkohë që një tjetër kritik, Ditmir Bushati pritet që të jetë jashtë, raporton gazetarja Esiona Konomi.

I “djegur” duket se është edhe Alket Hyseni, pasi është renditur i 11-ti në Vlorë. Ndërkohë që Elisa Spiropali do të jetë e nënta në Tiranë.

Share This Article