ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 52 minutes ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 53 minutes ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 59 minutes ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 1 hour ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Sonte derbi Manchester United – Milan

albnews by albnews
11 March, 2021
in Show - Biz
0
Sonte derbi Manchester United – Milan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vetëm 13 ditë pas hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës tashmë është koha që 16 skuadrat e mbetura të zbresin në fushë për ndeshjet e para të fazës së 1/8, përsa i përket edicionit të 12 të Europa Leagues.

Në këtë fazë të edicionit të 50 të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të Kupave të Evropës spikat menjëherë derbi “djallëzor” Manchester United–Milan.

RelatedPosts

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Dy ndër klubet me më shumë emër dhe tifozë jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por gjithashtu edhe në rruzull do të masin forcat fillimisht në ndeshjen e vajtjes, në Stadiumin Old Trafford.

Dy sfidat e fundit ndërmjet tyre janë regjistruar në verën e viteve 2018 e 2019, në ndeshje ekzibicioni në International Champions Cup, respektivisht në Rose Boël në Pasadena të Kalifornisë dhe Millenium Stadium të Kardifit, e vlen të theksohet fakti se në të dy rastet kanë triumfuar pas gjuajtjes së 11-metërshave djajtë e kuq.

Nga njëra anë pra qëndrojnë “red devils” për United dhe në anën tjetër do të pozicionohet “il diavolo” për Milanin dhe në mënyrë domethënëse e me shumë kuptim mund të thuhet me plot gojën që “djajtë” do të zbresin në fushë në një natë krejtësisht të vecantë, për t’u dëfryer në Teatrin e Ëndërrave.

Dy klubet kanë shkruar me gërma të arta shumë faqe të Kupave të Evropës dhe gëzojnë një famë të jashtëzakonshme anembanë globit, por me keqardhje këtë radhë për herë të parë në histori këto dy ekipe do të përballen me dyer të mbyllura, pra pa praninë e spektatorëve. Deri tani United dhe Milani ishin takuar vetëm në Champions, ndërsa këtë herë rrethanat mundësojnë një përplasje krejtësisht të vecantë ndërmjet tyre në Europa League. Edhe bilanci ndërmjet tyre është vërtet i rrallë, si për të konfirmuar madhështinë e këtyre dy klubeve.

United dhe Milani janë ndeshur 10 herë në Champions League dhe në Kupën e Kampioneve, e bilanci i përgjithshëm përmban nga 5 fitore për secilin ekip, sidoqoftë në tre sfidat me eliminim të drejtpërdrejtë, që si për ironi të fatit janë regjistruar gjithmonë në fazën gjysmëfinale, kanë ngadhënjyer përherë kuqezinjtë e Milanit.

Dy javë më parë Milani eliminoi Crvena Zvezda-n në sajë të rregullit të golave të shënuar jashtë fushe, ndërsa United në fazën e 1/16 mundi thellë me rezultatin e përgjithshëm 4-0 ekipin bask të Real Sociedad-it. Edhe situatën në kampionatet respektive këto dy skuadra e kanë të njëjtë, teksa pozicionohen në vendin e dytë.

Kështu në Serinë A kuqezinjtë kanë grumbulluar 56 pikë pas 26 javëve dhe ndjekin Interin me 6 pikë më pak në kampionatin italian, ndërsa “djajtë e kuq” në anën tjetër krenohen me 54 pikë dhe pas 28 ndeshjeve kanë një diferencë prej 11 pikësh me City-n e Guardiolës, por gjithsesi fundjavën e kaluar red devils ia dolën mbanë për të triumfuar në derbi, duke i mposhtur citizens 2-0 brenda në Etihad.

Duke patur parasysh forcën e jashtëzakonshme të sky blues dhe shkëputjen logjike të City-t pas plot 21 fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet djajtë e kuq janë të pashpresë në Premier League. Red devils konsiderohen si ekipi favorit për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm jubilar të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të Kupave të Evropës, sidoqoftë trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Marcus Rashford dhe mbetet për t’u parë se çfarë lloj zgjedhjesh do të bëjë 48-vjecari norvegjez duke patur parasysh problemet e shumta fizike që ka një pjesë e mirë e lojtarëve, apo dhe sfidën e fortë me West Ham-in, të dielën në mbrëmje.

Në krahun tjetër disfata 3-0 në derbin e Madoninës përfaqëson humbjen e fundit për kuqezinjtë. Dëmtimet dhe ngjeshja e kalendarit krijuan një distancim në klasifikimin e Serisë A, por gjithsesi duke parë diferencën e vogël Milani ushqen ende shpresa për një titull që i mungon prej plot një dekade në kampionatin italian.

Manchester United i ka fituar që të gjithë trofetë e mundshëm në Kupat e Evropës, ndërsa te kuqezinjtë i vetmi trofe që mungon është pikërisht ky i kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër. Telashe të shumta përsa i përket formacionit ka gjithashtu edhe trajneri Stefano Pioli, që nuk ka në dispozicion ish-sulmuesin veteran të djajve të kuq Zlatan Ibrahimovic dhe lojtarë të tjerë si Theo Hernandez, Ante Rebic, Hakan Calhanoglu, Ismael Bennacer apo dhe Mario Mandzukic. Ashtu si United edhe Milani do të zbresë në fushë në kampionat po të dielën në mbrëmje, në Stadiumin Giuseppe Meazza me ekipin e Napolit.

Lajme të mira vijnë nga prania e dyshes Romagnoli – Tonali në avionin që mori fluturimin për në ishull. Në historikun e përballjeve ndërmjet tyre Milani ka fituar vetëm një herë jashtë fushe në Old Trafford, në vitin 2005 falë një goli të Hernan Crespo-s, ndërkohë fitoren e vetme në Milano ndaj kuqezinjve United e ka regjistruar në vitin 2010, 3-2 në fazën e grupeve.

Duke lënë mënjanë natyrisht sfidat në International Champions Cup këto dy skuadra nuk kanë barazuar asnjëherë ndërmjet tyre në Kupate e Evropës, gjithsesi akti i parë i duelit United–Milan do të luhet në orën 18:55 në stadiumin mitik Old Trafford dhe do të drejtohet nga kryesori slloven Slavko Vincic. Po në këtë orë në Supersport të apasionuarit do të kenë mundësi për të ndjekur gjithashtu edhe dy sfidat e tjera Dynamo Kyiv–Villareal dhe Ajax–Young Boys. Në mbrëmje me interes pritet takimi Tottenham Hotspur–Dinamo Zagreb.

Sipas shortit gjelat kishin favorin për ta luajtur ndeshjen e kthimit në shtëpi, megjithatë për shkak të Arsenalit gjithcka u ndërrua në kalendar, kështuqë spurs do ta luajnë takimin e vajtjes pikërisht në stadiumin e tyre. Jose Mourinho pritet të ruajë një pjesë të lojtarëve kryesorë për derbin londinez me topcinjtë.

Gjelat konsiderohen tani si ekipi i dytë favorit menjëherë pas Manchester United, por sidoqoftë klubi i famshëm kroat nuk është për t’u nënvlerësuar, duke marrë në konsideratë faktin që blutë përfaqësojnë ekipin me mbrojtjen më të fortë në edicionin e sivjetshëm të Europa League-s. Po në mbrëmje në orën 21:00 me kureshtje priten gjithashtu edhe duelet Olympiacos – Arsenal dhe Roma – Shakhtar Donetsk.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result