Juventusi dhe Napoli kanë arsye për ta shtyrë ndeshjen në Serie A, ndërsa kanë pranuar se data 7 prill u përshtatet të dyja ekipeve.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej në Torino në muajin tetor, por u shty për shkak të rasteve pozitive me koronavirus në Napoli, e që nuk arritën të udhëtonin.
Më pas u konfirmua se ky duel do të zhvillohej më 17 mars.
Sidoqoftë, Serie A ka njoftuar të premten se të dyja klubet kanë kërkuar që dueli të zhvillohet më 7 prill.
Në rast se nuk do të shtyhej ndeshja, Napoli do të duhej të luante tri ndeshje të vështira në udhëtim. Fillimisht kundër Milanit, më pas kundër Juventusit dhe në fund ndaj Romës.
Ndërkohë, së fundmi është raportuar se te Napoli ka një krizë të madhe të lëndimeve në skuadër.