ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur. 1 minute ago
Mbyllet numërimi, PS fiton Vlorën. Çuçi: Brunilda Mersini do të sjellë një energji të re për qytetin 3 minutes ago
PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave 5 minutes ago
Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin 7 minutes ago
Përfundon numërimi në Berat, kandidati i PS fiton me mbi 83% të votave 12 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Zëri i Amerikës: Parlamenti dhe qeveria vazhdojnë të shkelin Kodin Zgjedhor

albnews by albnews
13 March, 2021
in Albania
0
Zëri i Amerikës: Parlamenti dhe qeveria vazhdojnë të shkelin Kodin Zgjedhor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Akademia Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore gjatë muajit shkurt.

Sipas vëzhgimit, në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 5 ligje, 2 vendime qeverie dhe 1 vendim i këshilli bashkiak. Këto akte ligjore, theksoi raporti, sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër-mujore para zgjedhjeve.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Kodi Zgjedhor kërkon që 4 muaj para zgjedhjeve të kufizohen burimet dhe veprimtaritë publike të zyrtarëve të lartë qendrorë dhe vendorë, për të siguruar një barazi të tyre në garë me opozitën.

Nga monitorimi i veprimtarive publike të ministrave dhe kryetarëve të bashkive në shtatë qytete kryesore të vendit shihet një rritje e raportimeve dhe e promovimeve të investimeve infrastrukturore.

Gjatë janarit, Akademia e Studimeve Politike renditi një seri shkeljesh të Kodit Zgjedhor nga qeveria dhe parlamenti me të paktën 15 ligje dhe vendime.

Vëzhguesit ato i vlerësojnë si shkelje të Kodit Zgjedhor, sepse ndikojnë qytetarët me falje detyrimesh, taksa, tatime, rritje rrogash e pensionesh, punësime të reja në administratë dhe sjellin favorizim elektoral të partisë politike në pushtet.

Autorët thonë se krahas vendimeve të shumta qeveritare në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, janë edhe një seri veprimtarish elektorale të zyrtarëve të maxhorancës si dhe përurime objektesh publike, prej të cilave ata synojnë të përfitojnë politikisht.

Sipas tyre, KQZ duhet t’u kërkojë qeverisë dhe parlamentit të mos nxjerrin akte të tilla në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe të vazhdojë gjobitja apo ndëshkimi i zyrtarëve, që ndërmarrin veprime të tilla.

Kjo është hera e parë që Kodi Zgjedhor parashikon kufizime të tilla mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushata politike deri 4 muaj para zgjedhjeve.

Marrëveshja e 5 qershorit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor synuan krijimin e kushteve të barabarta për kandidatët.

Me afrimin e fushatës, muajin e fundit hyjnë në fuqi edhe kufizime të tjera, që nga ndalimi i automjeteve dhe pajisjeve të tjera të administratës për fushatë zgjedhore të partisë dhe deri te ndalimi i likeve dhe shareve të nëpunësve për shefat e tyre gjatë orarit zyrtar.

Fushata zgjedhore ka nisur praktikisht shumë muaj përpara afatit ligjor të 25 marsit për zgjedhjet e fund-prillit.

Projekti “Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri” mbështetet nga ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë dhe programi i përbashkët i Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur.

Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur.

10 November, 2025
Mbyllet numërimi, PS fiton Vlorën. Çuçi: Brunilda Mersini do të sjellë një energji të re për qytetin

Mbyllet numërimi, PS fiton Vlorën. Çuçi: Brunilda Mersini do të sjellë një energji të re për qytetin

10 November, 2025
PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

10 November, 2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result