ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 8 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 8 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 8 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Publikohet lista e votuesëve për zgjedhjet e 25 Prillit

albnews by albnews
17 March, 2021
in Albania
0
Ja si mund të verifikoni emrin në listat zgjedhore të 25 prillit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Brendshme ditën e sotme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet e Kuvendin të Shqipërisë, të datës 25 prill të vitit 2021.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët:
50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra;
107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe,
1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit;

RelatedPosts

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, probleme në rrugë

Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.
Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në çdo etapë të tij, auditët kanë pasur të njëjtin akses që ka Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, MB nënvizon se ky proces ka kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit.
– Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 5 tetor 2020;
– ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 nëntor 2020;
– ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 1 dhjetor 2020;
– ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhorë u publikua në 4 janar 2021;
– ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në 1 shkurt 2021;
– ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 mars 2021.

Ministria e Brendshme shprehet se çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

“Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Edhe njëherë përfitojmë nga rasti, të ftojmë çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 25 prill, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, deklaron MPB.

Kontrollo listën online dhe gjej qendrën e votimit:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPGJC/12416/DPGJC_12416_n3_s1_web.aspx?service_code=12416%20%20%20&fbclid=IwAR2UJ2idJD3R4CeaTr1B8mZD7XmwLYBTVIltyUKrxtDrh9IgB_ZPmTPGunI
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result