Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Në qytet gjatë ditës së sotme ka patur reshje shiu dhe dëbore ndërsa në fshatin turistik të Dardhës reshjet janë ende prezente duke shënuar një trashësi prej 10 cm nga kilometri 7 deri në km 14.
Zonat më të përfshira nga dëbora sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale janë Dardha dhe Devolli, ndërsa më pak të përfshira zona e qafës së Qarrit dhe Voskopoja.
Aktualisht të gjitha rrugat janë të kalueshme por sipas tyre reshjet do të jenë prezente në juglindje edhe gjatë 3 ditëve ne vijim dhe sakaq sektori i qarkullimit rrugor u bën thirje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal.