Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur protestën kombëtare të së premtes një oqean të shpresës.
Në një postim në Facebook, tha se kriza politike në Shqipëri do zgjidhet vetëm mbi parime dhe jo mbi pazare.
Postimi i Bashës:
“Oqeani i shpresĂ«s mbrĂ«mĂ« nĂ« TiranĂ«, ky bashkim madhĂ«shtor i vullneteve tĂ« qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi qĂ« po vjen. Kjo krizĂ« do tĂ« zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga pĂ«r tĂ« dalĂ« prej saj kalon pĂ«rmes standardeve europiane: Para drejtĂ«sisĂ« hajdutĂ«t e votave, largimi i Edi RamĂ«s, reformĂ« e thellĂ« politike, dhe zgjedhje tĂ« lira e tĂ« ndershme.
30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi.
Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë.
Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve.