Protesta anti-Covid në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia u desh të përdorë mjetet më të forta për të shpërndarë protestuesit gjatë ditës së djeshme në Gjermaninë qendrore, pasi shumë njerëz dolën për të protestuar kundër masave kufizuese për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Më shumë se 20 mijë njerëz nga i gjithë vendi u bashkuan në qytetin Kassel për marshimin e organizuar nga lëvizja konspirative “Querdenker”, transmeton Independent.

Kjo erdhi pasi kancelarja Angela Merkel ka thënë se Gjermania do të duhet të zbatojë një “frenim emergjence” dhe të forcojë kufizimet për shkak të rritjeve të rasteve me koronavirus.

Policia e arsyetoi reagimin e vet pasi njoftuan se protestuesit hodhën shishe dhe çadra në drejtim të tyre.

Share This Article