ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 2 hours ago
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike 3 hours ago
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti 3 hours ago
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës 3 hours ago
Ngre siparin edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Suksesi Islandës, jeta në ishullin që duket sikur të mos ekzistojë pandemia

albnews by albnews
21 March, 2021
in Bota, UK
0
Suksesi Islandës, jeta në ishullin që duket sikur të mos ekzistojë pandemia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të coronavirusit, një shtet i vogël ishullor jeton pothuajse sikur të mos ekzistonte fare COVID-19.

Nxënësit janë në bankat e tyre shkollore, kafiteritë dhe restorantet janë të hapura e turistët gjithmonë të mirëpritur.

RelatedPosts

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Bëhet fjalë për Islandën që falë programit të suksesshëm të testimit dhe vaksinimit, qeverisë transparente dhe qytetarëve të disiplinuar, ka arritur ta vë nën kontroll pandeminë dhe t’i rikthehet rimëkëmbjes ekonomike.

Nga fillimi i pandemisë, në Islandë janë të regjistruar vetëm 29 të vdekur dhe 6.083 të infektuar me COVID-19.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), për 14-ën ditë numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është vetëm 4.12, derisa përqindja mujore e rasteve të reja me coronavirus në Evropë sillet rreth 300. E përqindja e vdekjeve si pasojë e COVID-19 prej javësh është zero.

Ekzistojnë disa faktorë të rëndësishëm që kanë çuar në këtë drejtim, që Islanda kurrë nuk është detyruar t’i nënshtrohet masës së izolimit, kurse kufijtë e saj i ka hapur për turistët kah mesi i qershorit të vitit të kaluar.

E faktori me sa duket më i rëndësishmi ishte izolimi. Ky shtet ishullor gjendet në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik me një popullsi prej rreth 350 mijë banorë, dhe përparësitë natyrore konsiderohen si bonus kur bëhet fjalë për menaxhimin e pandemisë.

Kryeministrja Katrín Jakobsdóttir, beson se largësia e ishullit me vendet e tjera, megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme që të zbusë virusin.

“Nëse mendoj për këtë pandemi, ajo çfarë më së shumti bie në sy është mënyra se si opinioni në Islandë ka marrë pjesë në gjithçka. Njerëzit vërtetë filluan t’i besojnë këshillave të ekspertëve dhe shkencëtarëve duke ndërruar kështu edhe sjelljet e tyre. Respektojnë dhe i përmbahen masave”, ka thënë Jakobsdóttir gjatë një interviste dhënë për NBC.

Kryeministrja islandeze këtu mendon edhe për turistët që në masë të madhe respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit, para hyrjes në këtë vend. Të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet duhet të tregojnë testin negativ PCR, të testohen në port dhe më pas sërish të testohen pas pesë ditëve që i kalojnë në karantinë.“98 për qind e njerëzve shkojnë për t’u testuar për të dytën herë. Mendoj se është një rezultat i shkëlqyer”, ka shtuar kryeministrja islandeze.

Megjithatë ata që janë vaksinuar plotësisht apo që janë infektuar më herët me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen. Islanda deri më tani ka vaksinuar afro 13 mijë banorë, e rreth 34 mijë tjerë kanë marrë të paktën njërën dozë, kurse pritet që edhe 21 mijë tjerë t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.
Epidemiologu kryesor islandez Thorolfur Gudnason, së fundmi pati deklaruar se tani më e rëndësishme është parandalimin i valës së re të infeksionit, në momentin kur vendi po vazhdon të hap edhe më shumë kufijtë e saj.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e mbështeste idenë e pasaportave COVID, epidemiologu islandez ka theksuar se beson se është një ide e drejtë sepse ka parë mjaft rezultate preliminare nga vendet siç është Izraeli, që ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullatës.

“Në njëfarë mënyrë duhet të hapim kufijtë. Këtë po mundohemi ta bëjmë në mënyrë shkencore”, ka shtuar Gudnason.

E se Islandës i pëlqen të mbështetet në shkencë, e ka treguar dy muaj më parë kur u përhap lajmi se ata kishin renditur gjenetikisht të gjitha rastet me COVID-19 nga fillimi i pandemisë.Renditja e viruseve është thelbësore për të lehtësuar luftën me variantet e reja dhe për të monitoruar pandemitë.
Islanda vendosi t’u japë besimin ekspertëve të kompanisë biofarmaceutike deCODe Genetics, që ka analizuar çdo test pozitiv të coronavirusit në këtë vend. Kjo është arsyeja që në ishull e dinë që nuk ka variant të virusit nga Afrika e Jugut dhe se ata kanë pasur rreth 60 raste të infektimit me llojin britanik.

Këto të dhëna i mundësojnë qeverisë që në mënyrë precize të përcaktojnë masat e luftimit të përhapjes së mëtejme të coronavirusit, por që edhe të mos ndodh hapja e parakohshme.Masat epidemiologjike janë zbutur gradualisht në katër faza, kurse transparenca e qeverisë që është mbështetur në shkencë e fakte të verifikuara, ka bërë që qytetarët t’i pranojnë më lehtë masat.

Shkollat janë hapur kah mesi i gushtit, e në tetor edhe pishinat, restorantet, baret, kurse nga janari edhe palestrat. Maskat dhe distanca fizike është e obliguar në hapësirat publike dhe trafikun urban.Solidariteti është edhe një prej faktorëve që ka mundësuar që shkollat të mbesin të hapura. Në fakt, derisa është menduar nëse duhet mbyllur shkollat, kryeministrja ka pasur parasysh edhe pasojat që mbyllja e tyre do të mund t’ju shkaktonte probleme grave që punojnë.

“Mendoj se nëse ekziston ndonjë leksion që mund ta marrin nga kjo pandemi, është rëndësia e gruas në tregun e punës në mbarë botën dhe në sektorin e shëndetësisë”, ka shtuar kryeministrja.

Por pavarësisht suksesit, ky vend është i kujdesshëm dhe paralajmëron se gjërat shpejt mund të ndryshojnë. Edhe pse kryeministrja islandeze është e kënaqur me punën që e ka bërë qeveria, ajo thotë se nuk ka kohë për pushim derisa ishulli po dridhet nga më shumë se 20 mijë tërmete.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

12 November, 2025
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

12 November, 2025
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

12 November, 2025
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result