Zyrtare/ Ipswichi i Anis Mehmetit, ngjitet në Premier League

albnews
By
1 Min Read

Skuadra e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Anis Mehmeti, Ipswich Town, fitoi me shifrat e pastra 3-0 ndaj skuadrës së QPR dhe siguroi matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

Pak javë më parë kualifikimin e kishte arritur edhe skuadra e Coventryt. Në ndeshjen e sotme, në radhët e Ipswichit mori rreth 20 minuta loje edhe Mehmeti, i cili duhet thënë se ka qenë një element shumë i rëndësishëm në këto 46 javë të Championship.

Sulmuesi i Kombëtares ka startuar në plot 39 ndeshje në këtë sezon, teksa ka arritur të shënojë plot 10 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste. Mehmeti ka kontratë me Ipswich deri në verën e vitit 2029.

Me fanelën e Shqipërisë Anis Mehmeti është aktivizuar në katër takime, por me siguri prania e tij në Premier League do të rrisë edhe kuotat në Kombëtare, me apo pa Sylvinhon.

Share This Article