Kryeministri sllovak, Igor Matoviç ka rënë dakord të japë dorëheqjen në kushte të caktuara, duke ofruar një rrugëdalje nga bllokimi i një koalicioni të shkaktuar nga një mosmarrëveshjet mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit.
”Matoviç ofroi të largohet si kryeministër dhe të mbetet në kabinet vetëm si ministër”, sipas agjencisë TASR.
Ndër të tjera, 47-vjeçari vuri kushtin që ministri i Ekonomisë, Richard Sulik dhe ministrja e Drejtësisë, Maria Kolikova të largohen plotësisht nga qeveria.
Të dy u përkasin përkatësisht partive të koalicionit ”Liria dhe Solidariteti” dhe ”Për Popullin”.
“Ne e konsiderojmë absolutisht të domosdoshme që Richard Sulik të largohet nga qeveria në mënyrë që të sjellë paqe në kabinet”, tha Matoviç në emër të partisë së tij.
Mosmarrëveshja me partnerët e koalicionit shpërtheu kur Matoviç siguroi në mënyrë të njëanshme vaksinën ruse Sputnik V, duke zemëruar partnerët e tij të koalicionit, të cilët kishin dashur të prisnin miratimin e vaksinës nga BE.
Konservatoro-populisti Matoviç është kryeministër i Sllovakisë që prej një viti.