Agjencia gjermane e automjeteve (KBA) detyroi kompaninë Daimler të tërheqë 60000 makina në Gjermani, me dyshimin e instalimit të pajisjeve për të fshehur emetimet, konfirmon sot e përditshmja ”Bild”.
Një zëdhënës i kompanisë tha për median se që nga muaji prill ka nisur një proces hetimor për këtë çështje.
Prodhuesi i automjeteve prej disa muajsh është nën shënjestrën e një hetimi nga ana e autoriteteve rregullatore gjermane që përfshin modelet Mercedes-Benz GLK 220 CDI, të prodhuara mes periudhës 2012-2015.
Pajisja në fjalë ul emetimet e grimcave të dëmshme të automjeteve gjatë periudhës së kontrollit. Megjithatë në rrugë, këto automjete nxjerrin sasi të dëmshme emetimesh mbi kufirin e lejuar.