Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 748 mijë e 752 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.
Sipas kësaj faqeje, 124 milionë e 929 mijë e 315 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 100 milionë e 929 mijë e 40 persona janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 30 milionë e 636 mijë e 534 raste dhe 556 mijë e 883 viktima, pastaj Brazili me 12 milionë e 136 mijë e 615 raste dhe 298 mijë e 843 viktima dhe India me 11 milionë e 734 mijë e 58 raste dhe 160 mijë e 477 viktima.
Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 83 mijë e 717 raste nga 393 mijë e 713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
1 mijë e 786 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.