Kandidati për deputeti i PD-së në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi tha sot se ne luftojmë për 8 mandate në Durrës.
Në një intervistë televizive Bylykbashi tha se, “ne luftojmë për 8 mandate në Durrës, pasi kemi një listë që përfshinë të gjitha figurat që kanë eksperiencë politike dhe fushate, dhe bëjmë një dallim të thellë me listën e PS-së e cila ka një eksperiencë të theksuar me background kriminal, apo mbështetje te krimi, kjo është diferenca mes listave”.
“Në këtë aspekt ne ofrojmë një mesazh qytetar, një mesazh qëndrueshmërie. Jemi gati të marrim detyrat që PD i ka vënë vetes me programin, pra nuk janë premtime elektorale, është program pune ato detyra t’i marrim dhe t’i çojmë përpara. Durrësi duke qenë një qark, ku qytetaria është komponent i fortë, kjo është oferta që ofrojmë ne”, tha ai.
Bylykbashi shtoi se programi i PD-së është një komponent i fortë i yni në fushatë elektorale.
“Ne e kuptojmë se kanë qenë të vëmendshëm qytetarët durrsakë. Në takime me biznesin apo qytetarët në rrugë kanë dëgjuar me vëmendje ato pjesë të programit që i ka interesuar dhe sigurisht dhe ne i përçojmë më tej, ia thjeshtojmë dhe ua themi me gjuhë të thjeshtë, por priten shumë mirë”, u shpreh ai.