Presidenti i SHBA-së Donald Tramp mohoi njoftimet e sotme të medias se i kishte dërguar Iranit një mesazh paralajmërues për sulmin amerikan që ai më pas e kishte braktisur.
Burime iraniane i thanë Reuters më herët se Trump përmes Omanit paralajmëroi Teheranin se sulmi amerikan ishte i pashmangshëm, por gjithashtu tha se ishte kundër luftës dhe se dëshiron bisedime.
“Nuk e kam dërguar këtë mesazh. Unë nuk dua një luftë, “tha Trump për NBC.
I pyetur se çfarë dëshiron Irani, presidenti Trump tha se mendon se ata duan të negociojnë, raporton Reuters.
“Mendoj se ata duan një marrëveshje, ndërsa përgjigjja ime ka të bëjë me armët nukleare. Ata nuk do të kenë armë bërthamore. Unë nuk mendoj se ata pëlqejnë pozicionin në të cilin janë. Ekonomia e tyre është shkatërruar absolutisht”, tha Trump.