Një aeroplan i tipit “Hawk T1” i forcave detare është rrëzuar në një pyll në Cornwall të Anglisë.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se dy pilotët që ndodheshin në aeroplan kanë arritur të largohen para aksidentit, shkruan BBC.
Pilotët fillimisht u kontrolluan nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas u dërguan me helikopter në spital.
Ministri i Mbrojtjes, Johnny Mercer, tha se dyshohet që rrëzimi i aeroplanit të ketë ndodhur për shkak të dështimit të motorit.
Policia britanike tha se ka marrë raporte për një aeroplan të rrëzuar në zonën St Martin dhe u kanë bërë thirrje banorëve që t’i shmangen atij vendi.
Dëshmitari Simon Brown, i cili ishte duke e shëtitur qenin e vet, tha se dëgjoi një rrapëllimë kur pilotët u larguan nga aeroplani, pastaj e pa aeroplanin duke e vazhduar fluturimin, por nuk pa tym.
Një dëshmitar tjetër tha se aeroplani i humbi nga pamja pasi u zhduk në një zonë të pyllëzuar dhe se disa degë drurësh janë thyer.