Interi po planifikon të përforcojë ekipin në fazën e mbrojtjes. Mediat italiane kanë raportuar të martën se trajneri Antonio Conte e dëshiron edhe një mbrojtës.
Klubi zikaltër thuhet se është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Schalkes, Shkodran Mustafi.
Mbrojtësi shqiptar ka kontratë me Schalken deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet.
Drejtuesit e klubit të Interit thuhet se do të tentojnë transferimin e Mustafit gjatë verës, pasi do të jetë futbollist i lirë.
28-vjeçari këtë edicion me ekipin gjerman ka gjashtë paraqitje në Bundesliga.
Ai në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Arsenali, Valencia, Sampdoria dhe Evertoni.