Berlin: Sërish ndërprerje pjesërisht e vaksinimeve me AstraZeneca.
Spitalet e Berlinit vendosën përsëri të ndërpresin pjesërisht vaksinimet me vaksinat e kompanisë AstraZeneca.
Klinikat shtetërore nuk do të vaksinojnë me këtë lloj vaksine gratë nën moshën 55 vjeç, shkruan gazeta e Berlinit “Tagesspiegel”, sepse vazhdon të ketë raste tromboze.
Vaksina është ende nën vëzhgimin dhe testimin e autoriteteve.