Liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thonë nuk janë ftuar nga kryeministri Zoran Zaev për të diskutuar propozim ligjin e shtetësisë.
Kryetari i Alternativës, Gashi tha se kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar takime me koordinatorët e grupeve prlamentare për të gjetur zgjidhje, ndërsa qasjen e këtillë e ka konsideruar si fyese për opozitën shqiptare por edhe për kryetarin e Kuvendit.
“Nëse z. Zaev dëshiron të flas për përmbajtjen politike të ligjit, duhet të takohet me ne, e ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe e kemi kërkuar këtë takim moti, që sa më shpejt të mbyllet ky ligj, të votohet në parlament e të debllokohet parlamenti. Nëse ai takohet me kooordinatorët e grupeve parlamentare, ajo ka të bëjë me një mënyrë të funskionimit apo të labirintheve institucionale procedurale në kuvend. Në opinion e kemi parë se janë diskuabile vetëm një apo dy pika. Çështja e tre dëshmitarëve apo diçka tjetër. Ne jemi të gatshëm për kompromis, jemi të gatshëm ta gjejmë zgjidhjen më të mirë. Kur të dojë në 12 të natës, kur të dojë ai jemi të gatshëm të ulemi të gjejmë zgjidhje”, tha Afrim Gashi nga ASH-AAA.
Kryeministri Zaev, dje ka njoftuar se takim për këtë çështje do të ketë, por se në do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare si dhe ministrat e drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Bojan Mariçiq dhe Oliver Spasovski.
Por, koordinatori i Grupit parlamentar të ASH-AAA-së Skënder Rexhepi, në sqarim për Alsat, deklaroi se bashkë me koordinatorin e LSDM-së, Jovan Mitrevski ishin marr vesh që të mërkurën të zhvillohet një takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarëve të ASH-AAA-së Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Megjithatë pas njoftimit të Zaevit për takim në format më të zgjeruar, Rexhepi kjo e vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen në këtë takim të opozitës shqiptare. Ndërkohë mbajtjen e takimi e paralajmëroi Ministri Spasovski.
“Do të marrim nesër në takim. Bashkë me kryetarin e Qeverisë i analizuam situatat. Kishim analizë detaje se cilat janë roblemet në marrjen e shtetësisë, cilat do të jenë zgjidhjet. Vetëm do të shtojë se ato nuk mund të jenë jashtë praktikës ndërkombëtare dhe normave të shtetit”, u shpreh Oliver Spasovski, MPB.
Spasovski tha se nuk mund të japë më shum detaje, sepse nuk do të ishte e përgjegjshme nga ana e tij, por shtoi se nga takimi i paralajmëruar për nesër, pret që të dalin me propozim për zgjidhjen e çështjes së shtetësisë.
Nga VMRO DPMNE-janë kanë thënë se pas takimit të nesërm do të vendosin nëse do të heqin ose jo dorë nga amendamentet kundër ligjit për shtetësinë./Аlsat/