Shifra të larta të diabetit post Covid, mjeku: Virusi zgjat më shumë tek këta pacientë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjeku endokrinolog në “Spitalin Hygeia”, Thanas Fureraj ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku u shpreh se koronavirusi zgjat më shumë tek pacientët me diabet.

Fureraj theksoi se 14 përqind të rasteve kanë patur diabet post covid. Mjeku shtoi se përpos simptomave të diabetit, ka një rrisk të shtuar për komplikacione të tjera që jep virusi, që mund të jetë më të vështira për t’u trajtuar dhe për rrjedhojë fataliteti është më i lartë.

“Kemi përvojë përgjatë këtij viti, ka një marrëdhënie të ndërsjellë midis diabetit dhe covidit. Së pari, një i sëmurë me diabet që infektohet zgjat më shumë më raport me të tjerët. Në 50 përqind të rasteve shkojnë si gjithë të tjerët tek 9 ditëshi. Në 21 përqind sipas një studimi francez u pa se kjo përqindje nuk ia dolën dot covidit.

Në 17 përqind bënë dëmtime organore dhe shkuan në spitale të specializuara ndërsa 11-12 përqind ishin raste që zgjaten mbi 28 ditë të shtuar në spital dhe kishin nevojë të ndiqeshin në të ardhmen.”, tha ai. Për sa i përket mjekimit, mjeku endokrinolog tha:

“Nuk ka një mjekim specifik, në momentin e infeksionit diebatiku është me ekuilibër normal, atëherë nuk ka ndonjë risk shumë të shtuar në raport me të tjerët. Por kortizoni mund të merret në format e rënda, me prekje pulmonare dhe në momentin që vendoset dhënia e tij, duhet riparë mjekimi i diabetit.”

Share This Article