Banorët e fshatit thirren në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë kanë dalë sot për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre. Ata bëjnë me dije se ndërtimi i tij u sjell dëme të shumta në bujqësi, blegtori, por edhe në turizëm.
“Kanë falsifikuar firmat për të marrë lejet përkatëse”, tregojnë banorët, “shfrytëzimi i ujit dhe devijimi i përrenjve e rrezikojnë çdo gjë në këtë zonë.”
Mes protestuesve është edhe një e moshuar 87-vjeçare, e cila thotë se për ta uji është gjithçka.
“Ne me këtë ujë e me këtë mal ke jetu, se ne nuk jemi vlerësu. Kemi ndenjur prej malit. Tash me na marrë dhe ujin. At’herë t’na marrin ne shpirtin! Jam 87 vjeçe”, thotë e moshuara.
Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zone ndaj dhe u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse te marrin masa për pezullimin e çdo procedure për shfrytëzimin e burimeve te ujit. Ata kanë depozituar një padi në prokurori për falsifikimin e firmave si dhe ankesë në bashkinë e Mirditës.