Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 50 të vdekur dhe 1320 raste të reja si pasojë e COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë ka njoftuar se 19 prej viktimave janë regjistruar vetëm në Shkup.
Viktimat janë mes moshës 46 dhe 95 vjeçare. 46 pacientë kanë ndërtuar jetë në kushte spitalore kurse 4 në kushte shtëpiake.
Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19.