ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 2 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 2 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 2 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama në Kukës: A ja vlen të humbin Anglinë për partinë?

albnews by albnews
25 June, 2019
in Albania
0
Rama në Kukës: A ja vlen të humbin Anglinë për partinë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Para kuksinanëve socialistë kryeministri Edi Rama doli balltartë në takimin elektoral pasi siç tha ai po merr jetë premtimi 30 vjeçar i çdo fushate për ndërtimin e aeroportit të dytë ndërkombëtar dhe për më tepër me çmime më të lira se ai i Rinasit.

“Këtu ku ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit të dytë ndërkombëtar të Shqipërisë, është një nga ato premtime që ju e keni dëgjuar gjithmonë sa herë ka pasur fushata elektorale. Ka këtu vajza dhe djem që kanë lindur me këtë premtim dhe janë bërë pothuajse 30 vjeç. Sot nuk është premtim por angazhim që po mbahet dhe shumë shpejt të gjithë ata që nga Kukësi janë larguar në emigracion, sidomos në Britaninë e Madhe, do të kenë mundësi të vinë dhe të kthehen këtu direkt nga Londra, në këtë aeroport që do të jetë aeroport i gjithë zonës verilindore duke përfshirë dhe pjesën në anën tjetër të kufirit. Shqipëria ka nevojë për një aeroport çmimesh të ulëta që do të jetë aeroporti i Kukësit”, tha Rama.

RelatedPosts

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Por teksa zgjedhjet po afrojnë, ai pati një paralajmërim për djemtë demokratë në këtë qytet dhe në mënyrë të veçantë ata që jetojnë në Londër dhe kanë ndërmend të kthehen për dielën për sherr.

“Meqë jemi në ditët e fundit të fushatës dua tu them djemve të Kukësit që janë me PD, janë në të drejtën e tyre të jenë me PD, janë në të drejtën e tyre të mos duan asnjë sekondë më shumë që qeveria të rrijë në këmbë, që unë të iki që sot, po do të iki në Tiranë. Pyetja ime është a ja vlen të humbin Anglinë për partinë. Për cilën parti? Për Lulin, Saliun, për Mulin, për Bashkimin? Për këta ju do të humbni të drejtën të dilni nga kufiri dhe të shkoni në Londër. Lërë pastaj nëse ka ndonjë që do të vijë nga Londra këtu për sherr ditën e dielë, do të ngelet këtu Brenda”, theksoi Rama në Kukës./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result