37 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, nga 1.431 teste të kryera janë regjistruar 301 raste të reja me COVID-19.
Nga Instituti i Shëndetit Publik atje kanë njoftuar se janë shëruar 1.091pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 135.167 raste pozitive, prej të cilëve 110.388 janë shëruar, kurse 3.977 kanë vdekur. Vendi aktualisht ka 20.802 raste aktive me virusin korona.