Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Bashkinë Vau-Dejës i është drejtuar me një letër publike kandidatit të Partisë Socialiste Mark Babanit për reflektim dhe të shmangë vëllavrasjen.
Aleanca apelon Babamnin të mos nxisë konflikte të pa nevojshme ku vëllezërit dhe motrat e Bashkisë Vau Dejës , ta mbajnë mend si një ogurzi, si një shegërt i krimit më të neveritshëm, i cili për egon e tij personale të fryrë nga pëshpërima djallëzore nga një grup njerëzish që e rrethojnë , me një historik kriminal po e përdorin si “ mish për top”.
Duke shprehur vendosmërinë se votime pa zgjedhje nuk mund të ketë, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Bashkinë Vau-Dejës thotë se kjo është një betejë madhore ku duhet të mendohen interesat kushtetuese dhe qytetare.
“Mos HARRO! Nuk ështët data 30 dita e zgjedhjevet për NE, por DITA E GJYKIMIT për TY dhe për ato që po i sherbejnë këtij plani kriminal! REFLEKTO sa ka ende kohe, jep kontributin që të shmanget kjo paligjshmeri që mund të ketë pasoja që askush s’do i deshironte.Është e rëndë të mbash mbi shpatulla misionin kriminal të rilindjes pasi nuk mund të rishohësh më të kaluarën tënde, pasi do të jetë vonë!”/Ora News/