Kjo është kadetja e FSK-së që do ta marr çmimin prestigjioz të Akademisë Ushtarake britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëntogerja Iliriane Bunjaku do të nderohet sot me Shpatën Ndërkombëtare e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shkruar se Bunjaku ka bërë përpjekje të mëdha në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin.

“Ajo luftoi në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin, i cili reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të pabesueshme Iliriane! Ky çmim do t’i prezantohet nga Shefi i Stafit të Mbrojtjes Gjeneral Nicholas Carter. Ky është një moment tepër krenar për ne dhe tregon profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së. Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUKinKosovo%2Fposts%2F1886931344799281&width=500&show_text=true&height=734&appId
Share This Article