Ministria e Shëndetësisë e Irakut ka paralajmëruar “pasoja të tmerrshme” përpara, sepse qytetarët nuk po marrin parasysh masat për parandalimin e COVID-19, pasi vendi arriti pikë të lartë ditore të infektimeve.
Iraku regjistroi 8331 raste të reja në 24 orë, shifra më e lartë e infektimeve dhe dyfishi i numrit nga muaji i kaluar, shkruan AP.
Rritja e rasteve, ka bërë që ministria të lëshojë një paralajmërim të enjten duke thënë se ngritja e numrit të të infektuarve ka ardhur për shkak të irakianëve që nuk përfillën masat parandaluese.
“Ata që vazhdojnë të mos përfillin masat parandaluese dhe instruksionet janë përgjegjës për rritjen e numrit të infektimeve”, thuhet në deklaratë.