Pasi u zbulua dëshira nga futbolli anglez për të krijuar një pasaportë vaksine, ne mësojmë sot falë “ The Guardian” se një letër e shkruar nga autoritetet e futbollit britanik i është dërguar Kryeministrit, Boris Johnson.
Përmes kësaj letre, drejtuesit e Premier League dhe Federatës Angleze të Futbollit kërkojnë që të mbështetet futja e një pasaporte vaksine për Euro. Objektivi është që të mirëpresin publikun në stadiumet angleze këtë verë. Ata të cilët janë negativ me Covid-19, të vaksinuar ose me antitrupa. Qëllimi tjetër është të presin në stadium 22,500 tifozë për të parë ndeshjet e grupeve të Anglisë dhe 45,000 për ndeshjet finale. Një dëshirë ambicioze e cila tani duhet të analizohet nga qeveria.