Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministrja britanike, Theresa May, do të takohen të premten në kuadër të G20-ës në Japoni, takimi i tyre i parë që prej helmimit të ish-agjentit Serguei Skripal në vitin 2018, njoftuan sot dy palët.
“Ne kemi rënë dakord nëpërmjet kanaleve tona respektive për të organizuar këtë takim”, njoftoi për gazetarët këshilltari i Kremlinit, Juri Uçakov, duke e cilësuar këtë ngjarje si të rëndësishme për të biseduar për problemet e mbledhura në mes marrëdhënieve të dy shteteve.
“Nëse ne mund të gjejmë mundësi për të zhvilluar sërish një bashkëpunim, kjo do të ishte e mirëpritur”, shtoi ai.
Autoritetet britanike konfirmuan takimin, duke theksuar se nuk përfaqëson një normalizim të marrëdhënieve me Moskën./ATSH/