Pikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edimburgut është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje brenda Familjes Mbretërore, tha ish-kryeministri britanik Sir John Major, sipas BBC.
Major, i cili ka qenë kujdestar për Princat William dhe Harry pas vdekjes së nënës së tyre, tha se “shpresoj që ky hidhërim t’i japë fund çdo “fërkimi” mes dyshes”.
Komentet e tij erdhën ndërsa Kryepeshkopi i Canterbury drejtoi një shërbesë përkujtimore për Princin Philip.
Kryepeshkopi pritet gjithashtu të drejtojë edhe funeralin e Princit Philip të shtunën, në të cilin Princat William dhe Harry do të marrin pjesë që të dy.
Duka i Sussex pritet të jetë i pranishëm në funeral, megjithëse nuk është e qartë se kur.
Gruaja e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë, do të qëndrojë në shtëpi në Kaliforni me urdhër të mjekut.